2 mijë e 390 gjoba trafiku për 24 orë - NACIONALE

2 mijë e 390 gjoba trafiku për 24 orë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka shqiptuar 2 mijë e 390 tiketa trafiku.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, kanë ndodhur 26 aksidente trafiku me të lënduar dhe 51 me dëme materiale.

Ndër të tjera PK ka njoftuar se janë arrestuar 17 persona, 9 janë dërguar në mbajtje dhe 4 në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i policisë:

Aksident trafiku me fatalitet
0
Aksident trafiku me të lënduar
26
Aksident trafiku me dëme materiale
51
Tiketa trafiku të shqiptuara
2390
Persona të arrestuar
17
Persona në mbajtje
9
Persona në ndalim policor
0
Persona në vuajtje të dënimit
4

Lajme të ngjashme