2 ara, 1 mal, 1 livadh: Cila është pasuria e deputetit të VV-së, djali i axhës së të cilit u arrestua për fajde?
Besim Muzaqi, deputet i VV-së, e pranoi se Ajvaz Muzaqi i arrestuar për fajde është djali i axhës së tij. Ai u shpreh se i dyshuari ishte i pafajshëm deri në konfirmimin e të kundërtës dhe se nuk kishte lidhje me të. Natyrisht, e gjithë kjo është e vërtetë. Por, cila është pasuria e z. Muzaqi?
Muzaqi ka deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit) edhe për vitin 2022.
Ai ka deklaruar në seksionin e Pasurisë së Paluajtshme pesë pasuri të ndryshme.
Ai ka dy ara, një të klasës 8 dhe një të klasës 5. Njëra i vlen 80 mijë euro, ndërsa tjetra i vlen 9 mijë euro.
Po ashtu ai e ka edhe një livadh të klasës 7 në vlerë të 12 mijë eurove. Ka po ashtu edhe një mal të klasës 4 me vlerë prej 25 mijë euro.
Ndërkohë, shtëpia dhe oborri i vlejnë 70 mijë euro.
Vlera përgjithshme e pasurive të tij të paluajtshme bën kësisoji 196 mijë euro.
Sa i përket Pasurisë së Luajtshme, ai e ka deklaruar një veturë në vlerë prej 8 mijë eurove.
Sa i përket parave të gatshme, megjithatë ai i ka deklaruar 486 ero. Gruaja e tij i ka pasur 513.
I apostrofuari Ajvaz Muzaqi është i pafajshëm derisa të konfirmohet e kundërta me vendim gjykate.
