19 gëzhoja, jelekë ushtarakë e narkotik: Policia jep detaje për rastin në Prishtinë - NACIONALE

19 gëzhoja, jelekë ushtarakë e narkotik: Policia jep detaje për rastin në Prishtinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrëmë është tronditur qyteti i Prishtinës, pasi u dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës janë dhënë më shumë detaje në lidhje me këtë rast.

Sipas Policisë, një i dyshuar kishte gjuajtur me armë AK 47 në drejtim të disa personave.

“VRASJE NË TENTATIVË /SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM /POSEDIM I NARKOTIKËVE

Prishtinë / 13.06.2024 – 21:30. Një mashkull kosovar ka raportuar se i dyshuari mashkull kosovar pas një mosmarrëveshje me disa persona, e ka marrë armën AK 47 dhe pasi ka dal nga shtëpia kishte shtënë me armë. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe sekuestruar 19 gëzhoja si dhe gjatë kontrollit të shtëpisë së personit të dyshuar janë gjetur disa fishekë, jelekë ushtarak dhe substanca narkotike. Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore ka dalur edhe prokurori. Personi i dyshuar gjendet në kërkim policor” – thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme