17 vjet nga vdekja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq - NACIONALE

17 vjet nga vdekja e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot bëhen 17 vjet nga vdekja e ish-presidentit të Serbisë dhe Republikës Federale të Jugosllavisë (RFJ), kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.

Millosheviq vdiq në një qeli të Tribunalit të Hagës, pa e pritur përfundimin e gjykimit ku ngarkohej me akuzave më të rënda, duke përfshirë akuzat për krime lufte dhe gjenocid.

Ironikisht, vdekja Millosheviqin e shpëtoi nga vuajtja e dënimit për veprat që rëndonin mbi të.

Ai ishte bashkëthemelues i Partisë Socialiste të Serbisë, e cila edhe sot është në pushtet.

Krimet kundër njerëzimit nga regjimi i Millosheviqit cilësohen si më të rëndat qysh nga ato të nazizmit gjerman.

Vetëm në Srebrenicë të Bosnjës janë vrarë më së tetë mijë veta, në atë që tani njihet si masakra e Srebrenicës.

Lajme të ngjashme