17 vjet nga miratimi i Kushtetutës, kush e shkeli më së shumti? - NACIONALE

17 vjet nga miratimi i Kushtetutës, kush e shkeli më së shumti?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Sot bëhen 17 vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Ajo u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor të po atij viti.

Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit.

Pjesa më e madhe e kësaj kushtetute rrjedh nga Plani i ish-presidentit finlandez Martti Ahtisaari, duke i dhënë kështu të drejta specifike grupeve minoritare dhe një ambient më të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Ndër vite, Kushtetuta ka qenë në qendër të shkeljeve të neneve të saj nga qeveritarët që kanë udhëhequr me Kosovën.

‘Për çudi’, shkelje të Kushtetutës pati edhe në Qeverinë Kurti pasi premtimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes gjatë kohës sa ishin në opozitë na tregonin se Kushtetuta do të respektohej maksimalisht.

Kryeministri i Kosovës kur pyetej për Bashkim Kombëtar doli se megjithatë e kishte lexuar Kushtetutën të paktën deri në nenin 1.3.

Janë bërë 15 vjet, por nuk janë 15 shkelje, teksti më poshtë tregon disa nga shklejet që u bën gjatë qeverisjes së Albin Kurtit.

Shkelja e parë

Shkelja e parë ndodhi gjatë kohës së pandemisë Covid-19. Mbyllja gjatë kësaj kohe ishte shkelje e Kushtetutës sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo Gjykatë që është mbrojtës i Kushtetutës, gjeti që të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve u shkelën.

Qeveria e Kosovës / “Shkelësit e Kushtetutës, super kriminelë” – Kurti e ministrat e tij tri herë ranë ndesh me Kushtetutën

“TE SHPALLE qe Vendimi nr. 01/15 i Qeverise se Republikes se Kosoves, i 23 marsit 2020, nuk eshte ne perputhshmeri me nenin 55 [Kufizimi i te Drejtave dhe Lirive Themelore] te Kushtetutes ne lidhje me nenet 35 [Liria e Levizjes], 36 [E drejta e Privatesise] dhe 43 [Liria e Tubimit] dhe nenet 8 (E drejta per respektimin e jetes private dhe familjare), 11 (Liria e tubimit dhe e organizimit) te KEDNJ-se dhe nenin 2 (Liria e levizjes) te Protokollit nr. 4 te KEDNJ;” – thuhej në aktvendimin e Kushtetueses.

Shkelja e dytë

Edhe hera e dytë kishte të bënte me pandeminë Covid-19.

Kësaj here, u ataku vendimi i Qeverisë Kurti për vendosjen e karatinës dhe kundërvajtjet ndaj atyre që nuk respetkonin rregullat.

Shkelja e tretë

Shkelja e tretë e Kushtetutës u krye nga ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ministrja Arbëri Nagavci kishte ndërhyrë në kompetencat e Komunës së Kamenicës për reformën në arsim e filluar nga ish-kryetari Qëndëron Kastrati.

Në vendim thuhej se MASHTI-i përmes vendimit për mësim “ka tejkaluar kompetencën dhe ka cenuar përgjegjësitë komunale, përkatësisht ka ndërhyrë në kompetencat vetanake të Komunës së Kamenicës përkitazi me ofrimin e arsimit publik, në kundërshtim me garancitë kushtetuese dhe ligjore”.

Për këtë rast Nagavci kishte bërë një reagim duke thënë se do të analizoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Shkelja e katërt

Në muajin mars të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese gjeti se ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e ka shkelur Kushtetutën.

Gjykata shpalli anti-kushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial i cili u hartua nga Ministrja e Drejtësisë.

Shkelja e pestë

Në nëntor të vitit 2023, Gjykata Kushtetuese e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën Ligjin e miratuar nga qeveria Kurti për çmimet tavan.

Kjo solli reagime të mëdha nga pushteti.

Shkelja e gjashtë

Në qershor të vitit 2024, Gjykata Kushtetuese e shpalli në kundërshtim me Kushtetutën Byronë për Konfsikimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Kushtetuta ishte shkelur edhe me rastin e zgjedhjes së Behgjet Pacollit si president, dhe më pas me votimin e qeverisë Hoti.

Lajme të ngjashme