Kredencialet e pranimit të Kosovës në "Konventën e Parisit" (DOKUMENT) - NACIONALE

Kredencialet e pranimit të Kosovës në "Konventën e Parisit" (DOKUMENT)

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kryeministri Kurti, në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, befasoi shumëkë, kur tha se Kosova do ta shqyrtojë mundësinë e anëtarësimit të vendit tonë në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave, apo Konventën e Parisit.

“Një të tillë do ta shqyrtojmë tani në mbledhjen e Qeverisë, atë për anëtarësimin e Kosovës në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave apo aderimin në Konventën e Parisit që ka për qëllim përfundimtar faktorizimin e Kosovës në skenën ndërkombëtare përmes prezantimit të burimeve njerëzore, kulturore dhe potencialeve ekonomike si dhe avantazheve për investime në vendin tonë”, tha Kurti në mbledhjen që u mbajtë dje.

Ky paragraf u përhapë me shpejtësi në rrjetet sociale, e që 'fatkeqësisht' për të vënë në pah mungesën e informacionit për rrugën të cilën e ka kaluar vendi ynë përgjatë viteve, saktësisht procesin e integrimeve në organizata si kjo, apo edhe në ato simotra, përcjell Gazeta Nacionale.

Por, Kosova është pjesë e kësaj organizate që nga 23 Shkurti i vitit 2016.

Nacionale ka arritur të sigurojë edhe kredencialet që iu dërguan ambasadës së Kosovës në Francë.

Se Kosova është e anëtarësuar në Byronë Ndërkombëtare të Ekspozitave e dëshmojnë edhe informacionet në faqen zyrtare të organizatës gjegjëse.

Propozimi qesharak i kryeministrit, fillimisht u bë nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Më pas u votua me shumicë votash nga ministrat, që konfirmuan se nuk e kanë edhe aq të qartë për rrugëtimin e pararendësve të tyre.

Kujtojmë gjithashtu se për herë të parë pas anëtarësimit, Kosova mori pjesë në Ekspozitën Ndërkombëtare të Hortikulturës gjatë vitit 2016 të mbajtur në Antalya të Turqisë.

/Nacionale/

Lajme të ngjashme