Cilat janë pasojat e moszbatimit të ligjeve në Kosovë? - NACIONALE

Cilat janë pasojat e moszbatimit të ligjeve në Kosovë?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

"Ligji është normë a rregull i detyrueshëm, i miratuar nga organi më i lartë i pushtetit ligjvënës; normë që pranohet e që zbatohet si diçka e detyrueshme".

Shumë ligje në Kosovë ekzistojnë në dokumente, por që fatkeqësisht nuk gjejnë zbatim në realitet.

Ani pse në moszbatimin e tyre parashihen gjoba e dënime edhe me burg, kjo rrallë herë ndodh. Si duket ekzistimin e ligjeve askush nuk e merr shumë seriozisht.

Edhe në raportet ndërkombëtare për Kosovën shumë herë ishte theksuar se në Kosovë vazhdon të ketë mungesë të zbatimit të mirëfilltë të ligjeve.

Sikur Ligji për Kontrollin e Duhanit, i cili filloi të gjej zbatim pas gati 10 vitesh. Patsaj ligji për trashëgiminë e pronës, ku shumica e grave çështjen e pjesëmarrjes në trashëgiminë familjare e kanë ende problem etj.

"Shumica e neneve në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, po ashtu edhe e ligjeve që kanë dalë prej saj, janë të adaptuara, të marrura, janë sygjerime prej Bashkësisë Ndërkombëtare. Pra në shoqëritë evropiane, botërore rregullat që kanë funksionuar për ato shoqëri janë inkorporuar edhe te ne. Është menduar se duhet të funksionojnë edhe tek ne se prosperojmë të shkojmë kah Evropa. Mirëpo është shumë vështirë për t'u zbatuar përnjëherë. Për me u zbatu, duhet edhe me u kuptu", thekson gazetari që mbulon sektorin drejtësisë në Nacionale.

A ka ndikim kultura, tradita, kushtet ekonomike dhe niveli i arsimimit në (mos) zbatimin e ligjeve në Kosovë?, Cilat janë pasojat? , Çka mund të ndikoj direkt në zbatimin e tyre?

Dëgjone podcastin e radhës me gazetarët Leonora Kolukaj dhe Arbër Ramadani:

Lajme të ngjashme