Ura e Ibrit në prag të konfliktit: Skenarët e mundshëm dhe rruga e kompromisit - NACIONALE

Ura e Ibrit në prag të konfliktit: Skenarët e mundshëm dhe rruga e kompromisit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Tashmë kemi një situatë të re rreth agjendës së Hapjes së Urës së Ibrit. Përgatitjet kanë përfunduar, pozicione janë përforcuar.. mbetet vendimi final të ekzekutohet orët apo ditët e ardhshëm. në vijim janë disa scenario eventuale se si mund të zhvillohen ngjarjet rreth (mos) Hapjes së Urës së Ibrit për Qarkullim të Makinave:

1. Dje ka qenë një pozicion shumë i ashpër i Ambasadorit Amerikan ku ka përdorë terninologji sikur 'jeta e ushtarëve amerikan rrezikohet'. Ky narrativ, për një amasador të qetë dhe të matur, mund të jetë një nivel i lartë i seriozitetit por edhe kërcënim se dicka e jashtëzakonshme mund të ndodhë nëse veprohet njëanshëm. Ky kërcënim direkt për qeverinë mund të jetë bërë i mirëllogaritur gjithashtu edhe të përgatitet opinioni publik se cfarë mund të pasoj në rast të një 'konfrontimi' mes qeverisë dhe KFOR;

2. Kryeministri i Kosovës takoj dje gjeneralin e KFOR ku biseduan rreth Hapjes së Urës dhe raportit teknik që gjithcka është gati për hapje. Tashmë qeveria është gati tekniokisht të hapë urën për qarkullim, por jo gjithcka duhet se është gati. Deri më tani KM i Kosovës ka treguar një konsistencë në verprimet e tij rreth veriut që shumica e tyre kanë dalur të mira dhe suksesshme, përkundër kundërshtimeve nga QUINT. Por tash kemi një rasts specifik kur NATO/QUINT kanë përdorur një gjuhe 'kërcënuese' të nivelit më të lartë deri më tani.

3. Një scenario mund të jetë që qeveria vazhdon me planin e saj dhe fillon me hapje teknikisht. Ajo, supozoj, mund të i largoj barrierat/pengesat e betonit, kjo nuk duket se do të jetë një problem i madh. Por kur vjen puna tek automjetet e KFOR-it që janë të pozicionuar mbi urë të ibrit, aty do të ndaloj procesi. Nuk ka asnjë forcë në botë aktualisht që mundet me sdifu determinimin e NATO/KFOR në një situatë si kjo. Ato makina nuk lëvizin pa një marrëveshje dakordim (politik). Kështuqë, në këtë scenario, kemi një avancim të qeverisë me largim të betonit, por gjithashtu një 'fitore' të QUINT ku ura nuk hapet. Një barazim 1:1;

4. Në rast se qeveria i largon barrikadat e betonit dhe e shpallë 'të hapur urën' dhe LVV inkurajon militantëtë e saj të kalojnë me makina, përkundër faktit që KFOR refuzon të largohet, këto do të krijojet një situatë tensioni. Thuhet jozyrtarisht që KFOR tashmë ka rreth 3,000 trupa në gadishmëri të përdoren në rast të një 'trazire' rreth Urës së Ibrit. Në këtë rast, qeveria do të dështoj se KFOR do të mobilizoj ushtarët e saj dhe territori rreth Urës së Ibrit do të blindohet totalisht me ushtarë dhe askush nuk do të mund të kaloj aty. Gjendja do të mund të përshkallëzohet dhe kështu Ura e Ibrit politizohet aq shumë saqë mund të ndërlidhet me asociacionin dhe ndarjen e veriut të Kosovës;

5. Të gjithë ata që nuk e dijnë seriozitetin e NATO/KFOR, duhet të kuptojnë që ata nuk janë njerëz të politikës. Kemi pasur një rast pas 1999 kur disa ushtarë të UCK në Lindje të Kosovës patën refuzuar të japin armët e tyre, ashtu si ishte bërë marrëveshja politike mes KFOR dhe përfaqësuesëve politik të UCK-së. Si pasojë e refuzimit, dhjetëra ushtarë të UCK-së të armatosur kishin rrethuar 4-5 ushtarë të KFOR-it amerikan. Pasi kanë konsultuar qendrën e tyre, ushtarët kanë bërë armët gati për gjuajtje në drejtim të UCK-së. Të njejtën kohë janë drejtuar dy helikopter të ushtrisë dhe kanë ardhur forca shtesë të KFOR-it amerikan. Rreth qindra ushtarë të UCK janë carmatosur dhe janë vendosur në siklet. Nga një situatë relativisht e thjesht, me 4-5 ushtarë të KFOR kundër dhjetëra, ndoshta mbi 100 të UCK, situata për 10 minuta është ndryshuar kur ka arritur forcat shtesë. Për shkak se Kosova është e vogël gjeografikisht, KFOR i duhen vetëm 15 minuta të mobilizoj trupat e saj shtesë.

.....

Scenario më e mirë e mundur në bazë të gjendjes dhe pozicioneve aktuale duket me qenë maturia. Përdorimi i Forcës së Butë. Kompromisi. Komunikimi. Dialogimi. Azhurnimi i Strategjisë për Veriun, transformimi nga aplikimi i forcës në intervenime dhe programe biznesore dhe ekonomike. Legjitimiteti demokratik në institucione.

Deri më tani është arritur një përparim i mirë, por kjo nuk do të thotë që metodat e njejta funksionojnë përsëri. Ne duhet të adaptojmë strategjinë tonë mvarësisht prej kushteve të reja në terren. Kështuqë, për momentin, na duhet na duhet një kompromis, se nuk duket që dicka tjetër është fizëbël.

Pozicioni më i mirë kompromisi aktualisht duket të jetë që (a) barrierat e betonit të largohen; por (b) lëvizja e automjeteve mos të aktivizohet tash; (c) të konsiderohet një adapotim i strategjisë së urës së ibrit ku ndoshta mund të trasforohet në një shesh nga sheshi Isa Boletini në jug deri tek Car Lazari veri. (d) Të aplikohen programe të buta zhvillimore me fokus në inkubatorë dhe qendra të biznesi, në ICT, në AI dhe të fokusohemi në rigjenerim të hapsirave publike aty dhe krijimit të një ambienti atraktiv për biznes-bërje dhe punësim.

Ndoshta është saktësisht kompromisi në këtë rast që na mundëson të lëvizim përpara. Me rëndësi është të arrihen qëllimet e arritjes së ligjshmërisë, paqës së qëndrueshme dhe stabilitetit... e mbi të gjitha të investohet në ekosistem dhe infrastrukturë biznesore dhe të punësimit.

Një prespektivë më e mirë dhe shpresat për prosperitet janë ndoshta joshja më e efektshme dhe qëndrueshme që mund të bashkojnë dhe integrojnë veriun. Aplikimi i forcës vetëm nuk e arrinë këtë qëllim. Rrjedhimisht, duket se ka ardhur koha që strategjia e qeverisë të pasurohet duke marrë parasyesh përparimet që janë bërë deri më tani, por edhe gjendjen dhe pozicionin e hisetarëve kryesor atje.

Lajme të ngjashme