Unë nuk do të kërkoj falje pse bëj shaka me tema serioze, as ju nuk duhet
Chris Wales
Artikulli është shkruar për The Independent dhe është përkthyer nga gazeta Nacionale.
Ndonjëherë një shaka është realisht vetëm një shaka, jo një përpjekje për të përmbysur shoqërinë civile
Kam dëgjuar një shaka kohët e fundit: "Pedofili i ri në qytet u afrohet pedofilëve më të vjetër dhe i pyet ata - 'ku është një vend i mirë për të gjurmuar fëmijët? A dini një vend të mirë?' pyejte të cilës pedofilët ju përgjigjën, 'Epo, janë luhatëset dhe lodrat lëvizëse.”
Meritat për Frank Skinner; është një shaka e mirë. Tani tregoni: a u shtrënguat pa dashje kur dëgjuat fjalën e tretë të shakasë? A hodhët një vështrim përreth me nervozizëm kur e patë, sikur të ishit kapur duke parë pornografi? Në rast se ju duk qesharake, a do të mund ta ritregonit me kënaqësi?
Tani, ekziston një mënyrë se si mund t’i trajtoni shakatë si kjo. Fillimisht, të Indinjuarit e Twitter-it, duhet të dalin dhe ta quajnë këtë “të papranueshme” dhe “ të neveritshme”. Më pas, Shoqata e të Mbijetuarve të Pedofilisë do të nxjerrë një deklaratë ku e cilëson shakanë si "mungesë të plotë të ndjeshmërisë". Një artikull që mund të bëjë BBC Neës, duke mbuluar reagimet do të dalë në krye të lajmeve “Më të lexuarat”. E herët a vonë, një deputeti do t’i duhet të kërkojë falje dhe “38 Degress” do të nisë një peticion që autori i shakasë të largohet nga puna, t’I hiqet grada, titulli dhe t’i sekuestrohen mallrat e toka.
Zakonisht çështja përfundon me një kërkim faljeje që përmban një pohim, se sa shumë serioze është kjo temë dhe se si nuk duhej bërë asnjëherë shaka me të.
Ekziston një listë që po zgjerohet shumë shpejtë me tema të tilla, për të përmendur vetëm disa: terrorizmi, pedofilia, feja, obeziteti dhe sëmundjet mendore.
E për diskutimin e këtyre temave ka vetëm një mënyrë për t’i përshkruar: me tone të heshtura, nderuese, solemne, duke ndarë neverinë dhe duke theksuar ndjeshmërinë në lidhje me to dhe kërkesën që Duhet te Bëhet Diçka.
Humori është një pjesë jetike e mekanizmit tonë psikologjik të vetëmbrojtjes: është mënyra se si shumica prej nesh përpunojnë dhe përballen me një botë që mund të bëhet perverse dhe mizore shumë shpejtë. Është një lirim i tensioneve që na lejon të jetojmë duke e ditur se jemi të gjithë nën një breshëri shigjetash vdekjeprurëse që në çdo moment mund të godasin secilin prej nesh, Kjo është e vërteta e zymtë, apo jo?
Të bësh shaka me çështje kontraverse, nxjerr jashtë një thumb. Do të thotë që ne mund të jetojmë në këtë mënyrë dhe prapë të buzëqeshim. Është mishërim i qëndrueshmërisë britanike – ruani qetësinë, (qeshni) dhe vazhdoni. Kjo është mënyra se si komedia dhe humori ynë i njohur është eksportuar në mbarë globin, dhe megjithatë pyes veten se sa do t'ë mund shpëtonim sot nga një humor i tillë.
A do të varej Monty Python për tallje me viktimat e kryqëzimit në Life of Brian? A do të reagonin pirunët dixhital për këngën e Tommy Cooper që fliste për vetëvrasje Don’t Jump off the Roof, Dad? A nuk kanë turp krijuesit e Allo Allo të argëtohen me vrasësit më efikas në botë?
Sigurisht që ka individë që maskojnë paragjykimet e tyre me anë të humorit. Ju e dini se kë dua të them - njeriun në pijetore, për shembull. Ju jeni duke bërë një bisedë krejtësisht të sjellshme dhe ai rrëshqet diçka në lidhje me emigrantët dhe buzëqesh. Thjesht mund të shihni gishtat e tij të ashpër duke u përpjekur të fusë pak nga paragjykimet e tij në boshllëqet midis bisedës suaj, duke e mbështjellë atë në shakanë e tij.
Të gjithë ne mund ta njohim këtë lloj paragjykimi që është mjaftë i qartë - kështu që nëse ka individë që janë kaq të dukshëm, pse jemi të gjithë në kërkim të qeseve të fshehura në dollap?
Pse kaq të dëshpëruar për të sulmuar personin pranë jush dhe për ta nxjerrë atë si një individ të tmerrshëm në vend që të tërhiqeni, të merrni frymë dhe të pranoni që në shumicën e rasteve një shaka është me të vërtetë një shaka dhe jo një përpjekje subversive për të përmbysur shoqërinë civile?
Kam humbur dy të afërm të ngushtë nga kanceri. Ishte një përvojë jashtëzakonisht e dhimbshme. Unë kam treguar edhe disa fjalë humori për kancerin dhe efektet e tij, sepse kështu mund ta mposhtni fuqinë që ka mbi ju. Ne shpenzojmë çdo grimcë të vetes duke luftuar me këto përbindësha ditën, dhe më pas ulemi dhe qeshim natën, duke kujtuar se jemi ende njerëz dhe do t'i kalojmë të gjitha me një buzëqeshje.
Ju gjithmonë e zgjidhni audiencën tuaj me mençuri - shakaja e Frank kishte një kohë dhe një vend, por unë nuk do të kërkoj falje për shakatë, dhe as ju nuk duhet. Nëse humbasim mbrojtjen tonë më të vjetër kundër mjerimit, të gjithë do të kemi një arsye për të na ardhur keq.
Pra, qetësohu, Britani: mund të mos ndodhë kurrë.