Trumpi nuk i mori biskotat. Jo. Kurrë. Pse po pyesni? - NACIONALE

Trumpi nuk i mori biskotat. Jo. Kurrë. Pse po pyesni?

1 vit më parë

nga NACIONALE

A po kërkoni biskota? Këtu nuk ka biskota.

George T. Conway III

Nuk kam ndonjë biskotë. Mua as nuk më pëlqejnë biskotat. Nuk do t’i ha. Kurrë nuk kamë ngrënë asnjë në jetën time.

As nuk kam parë asnjëherë asnjë. Asnjë. Asnjëherë.

Mua më pëlqejnë bifteku dhe hamberderët – dua të them, hamburgerët. Për ëmbëlsirë, ha akullore. Me vanilje. Dy lugë. Nganjëherë në petë. Definitivisht jo biskota.

Dhe nëse do të haja biskota, ato do të ishin vetëm biskotat më të mira. Biskota të mëdha, të bukura, të mrekullueshme, madhështore. Biskota që nuk ka parë askush asnjëherë.

Dhe tërësisht, tërësisht të nxehta. Jo biskota të ftohta, të neveritshme, si tuajat.

Biskotat që po i kërkoni ju, ato duken dhe kanë shije si të m****... Dua të them, nuk i kam provuar, dikush tjetër i provoi. Biskotat ishin të tmerrshme, po thonë njerëzit. SHUMË njerëz.

Këto biskota nuk ishin të parapëlqimit tim.

Çfarë? Po thoni se keni fotografi të miat me biskota? Kjo është Gënjeshtër e Plotë.

Fotografitë tuaja janë TË RREME – njësoj siç jeni edhe ju. Ky është një Tjetër Mashtrim i Plotë dhe Total.

Së pari, e fabrikuat Mashtrimin Rus. Pastaj Mashtrimin e Ukrainës dhe pastaj Mashtrimin me Zgjedhje. Ishin Rusia, Rusia, Rusia. Tash janë Biskotat, Biskotat, Biskotat.

TË GJITHA LAJME TË RREME.

Unë NUK jam përbindësh i biskotave. JU jeni përbindësh të biskotave!

Ndoshta kam pasur një fotografi me një biskotë një herë. Nuk më kujtohet, por fotografia ishte më një Super-Biskotë.

Njerëzit thoshin – burra të mëdhenj, të fuqishëm, me lot në sy – “Zotëri, ku i gjeni këto Super-Biskota të mrekullueshme?”

Shumë më të mira se biskotat tuaja të krimbura. Ju as që mund të përballoni financiarisht një biskotë të vërtetë.

Kavanoz të biskotave? Çfarë kavanozi të biskotave? Nuk kam kavanoz të biskotave, sepse nuk kam ndonjë biskotë.

Nëse ka kavanoz të biskotave, ju e vendosët atë aty për të ma bërë gropën.

Sidoqoftë, nuk kishte biskota në kavanoz.

Ju i vendosët biskotat në kavanoz. Njerëzit ju panë. Ishte në “Fox News”.

Në të vërtetë, ju i hëngrët biskotat.

Por ato nuk ishin vërtet biskota; ishin gurabije ose diçka.

Disa nga biskotat që ju i vendosët në kavanoz, të vendosura në shtëpinë time dhe më pas të marra nga unë, janë në të vërtetë biskotat e mia speciale, “të privilegjuara” dhe prandaj, unë me këtë e kërkoj kthimin e tyre të menjëhershëm.

Unë ua dhashë biskotat, kur së pari m’i kërkuat.

Nëve veç do ta kërkonit me mirësjellje kthimin e biskotave, do t’jua kisha dhënë. Në vend të kësaj, u futët në kavanozin tim të biskotave dhe kërkuat me rrëmujë nëpër rrobat e gruas sime.

Është kavanozi im i biskotave, prandaj secila biskotë në kavanoz është imja. Në të vërtetë, unë kisha një urdhër në fuqi që secila biskotë në kavanozin tim automatikisht të bëhej imja, kur ato u futën në kavanoz.

Kavanozi dhe biskotat në të janë të përkryera.

TË GJITHA biskotat janë të miat, pavarësisht se ku janë, sepse kisha një Nen II që më vendoste në kontroll të SECILËS biskotë.

Dhe aty ishte ky djali zezak që ishte këtu para meje. Ai kishte një emër qesharak dhe që tingëllonte i huaj. Ai mori TRIDHJETË MILIONË biskota në shtëpi. Pse nuk po i viheni pas atij?

Dhe ajo gruaja, që punoi për të, IA DËRGOI VETES ME E-MAIL biskotat tërë kohën. BURGOSENI ATË!

Njerëzit në mbarë vendin janë shumë të zemëruar me ju që u jeni vënë pas Biskotave të Mia. Shumë, shumë të zemëruar! Kini kujdes se çfarë dëshironi!

Tash e di pse njerëzit e deklarojnë Amendamentin e Pestë. GJUETI E SHTRIGAVE!!!

Me këshillën e avokates sime, unë i shfrytëzoj të drejtat e mira sipas Amendamentit të Pestë të Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Përgjigjja e njëjtë.

Përgjigjja e njëjtë.

(Përsëriteni 400 herë.)

Lajme të ngjashme