Reducto ad Hitlerum
Pata lexuar diku se ekziston një gabim logjik që quhet "Reductio ad Hitlerum" e i cili tregon për një praktikë të zakonshme ku sjellja ose qëndrimet e dikujt lidhen (in)direkt me ato të Hitlerit, dhe për këtë arsye diskualifikohen moralisht.
Apo thënë më ndryshe një farë nënlloji i gabimit logjik "ad hominem", por edhe gabimit të arsyetimit me analogji ("krokodili është një kafshë dhe krokodilët janë të rrezikshëm; qeni është gjithashtu një kafshë, pra, edhe qentë janë të rrezikshëm").
Shkruan: Ardita Dushi
Analogjitë e gabuara me fashizmin janë jashtëzakonisht të shpeshta në luftën politike, me fjalë të tjera, etiketat "fashist" dhe "fashizëm" shpesh i ngjiten gjithçkaje që nuk na pëlqen, ose që përpiqemi ta shpallim si objektiv.
Fashizmi (neo)modern duhet të përmbajë së paku elementet e mëposhtme: nacionalizëm ekstrem dhe antikomunizëm, militarizëm (mobilizim masiv dhe glorifikim të dhunës), diktaturë politike dhe mungesë pluralizmi, promovim të një hierarkie të rreptë shoqërore, dhe elemente të simbolizmit romantik .
Megjithatë, ashtu si është gabim të shohësh fashizëm aty ku nuk është – është po ashtu gabim të mos e shohësh fashizmin aty ku është.
Në rastet e fundit të etiketimit dhe të vënjes në rrezik të pronarëve të dy mediave të pavarura dhe punëtorëve të tyre, si dhe të disa gazetarëve eminent, nga ana e duarve të zgjatura të pushteti – nuk ka gabim logjik. Këtu kemi të bëjmë me një përndjekje të hapur fashiste, linçim publik dhe ndjekje të shtrigave.
Shkolla e vjetër kjo: fashistët me uniforma të zeza ose kafe endeshin rrugëve, hynin në dyqane dhe apartamente, duke kërcënuar dhe rrahur komunistët, intelektualët dhe hebrenjtë. Fillimisht digjnin libra (pra, mendimin), pastaj njerëz.
Në shoqërinë e sotme digjitale, kufijtë midis jetës “off-line” dhe asaj në “on-line” janë poroze, kështu që fashistët nuk kanë më nevojë të dalin në rrugë. Tash ekzistojnë falanga po aq të organizuara të internetit (me disa radikalë të lirë), të cilët, me një thirrje, dërgojnë kërcënime të tmerrshme me dhunë dhe vdekje.
Këtë herë, kërcënimet erdhën drejtpërdrejtë pa pas nevojë për grafitë me ngjyrë, dorën në zemër goxha të avancuara në perfiditet - në TV ama në kajde të grafitëve "Jude" në dyqanet hebraike në Berlin në vitin 1933. I njëjti mentalitet tani I THANË ME ZË “grafitet ".
Kundër kujt dhe kundër çfarë? Çdo kush që me të vërtetë ndjek punën e këtyre mediave dhe gazetarëve ( dhe jo vetëm tyre) e që krijuesit e kësaj përndjekje pretendojnë se bëjnë, e di mirë se ata janë të pakrompomis tek çështjet kombëtare dhe interesit publik.
Zëri i tyre nuk kuptohet vetëm nga ata që nuk duan të kuptojnë dhe nuk lexojnë më tej sesa titujt që shërbejnë për linçim.
Thjesht, në rastin e sulmeve ndaj Nacionales dhe Periskopit, Vehbiut, Lirimit e Beratit, në shoqërinë tonë kemi një shembull të pastër fashist. Një deklaratë e montuar nuk duhet të jetë shkak për kërcënim të jetës, sigurisë, apo përndjekje brenda komunitetit dhe publikut. Liria e fjalës është e paprekshme për intelektualët dhe gazetarët kudo. Këta njerëz e kanë arritur vendin e tyre të punës me dije, aftësi dhe mund.
Por hej, kujt i interesojnë dijet dhe aftësitë, nëse sot opinioni “ online” dhe policia morale gjykojnë për delikt verbal?
Duket se duhet të mësojmë përsëri bazat e një shoqërie të lirë dhe demokratike. Ose na vërtet i kemi lyer fasadat e demokracisë sonë kot, e ndërkohë pas saj fshihet një ideologji monstruoze?
Nëse sot nuk dalim të gjithë në rrugë, pak kemi me mbet në shtëpi.
Vdekje fashizmit!