Pak fjalë për serbët që kanë pranuar targat e Republikës së Kosovës - NACIONALE

Pak fjalë për serbët që kanë pranuar targat e Republikës së Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkruan, Shkodran Ramadani.

Se Serbia i shpallë tradhtarë dhe i kërcënon me vrasje të gjithë serbët që bashkepunojnë me Kosovën është tashmë mirë e ditur dhe e dëshmuar.

Kështu po bën edhe me ata serbë qe i kanë pranuar targat e Republikës së Kosoves. Por sot Kosova në atë pjesë nuk ka polici e nuk ka gjykata për të kapur kryeresit e veprave dhe nuk ka me çfarë t'i mbroje. Fatkeqesisht, ata janë lenë nën mëshirën e bandave kriminale, strukturave paralele dhe shtetit shovenist serb.

Pyetja per ne është: cili është mesazhi ynë për serbet që pranojne integrimin e tyre ne Kosove?

Që neve nuk na intereson fare për ata?

Nën këtë klimë kërcenuese e ngulfatëse, dorezimi i tyre dhe bashkimi i forcave me Listen Srpska është vetëm çështje kohe. Derisa krejt vemendja jonë është fokusuar në elementet destruktive serbe në veri, serbët që kanë pranuar targat tona i kemi lenë në harresë.

Fuqizimi i serbëve lojal në veri, sado pak të jenë në numër, ka qenë dhe është në interes të Kosovës. Bashkepunimi me ta eshte krucial në perpjekjet e shtetit të Kosovës për integrimin e tyre të plotë, jo vetëm në institucione, por në te gjitha aspektet shoqerore.

"Dialogu i brendshem me ta" ka qenë një premtim i mirë i Albin Kurtit.

Pak muaj më parë ai i ftoi serbët qe te nderrojne targat. Nje pjese e tyre iu pergjigjen pozitivisht thirrjes për të bërë një gjë të tillë. Por derisa ky veprim në një kuptim është një lloj besnikerie ndaj Kosovës, ai në një tjetër kuptim është edhe tradhëti ndaj strukturave paralele.

Si te tillë, ata përbëjnë një aset të vlefshëm të cilin Kosova duhet ta mbrojë më mirë sesa tani. Me një kujdes te shtuar politik, ne mund ta rrisim numrin e këtij grupi të serbëve.

Ashtu sic po i dështojn premtimet për ruajtje të sovranitetit dhe kultivim te shëndoshë të aleancës me Amerikën, Albin Kurtit po i dështon edhe premtimi per t'i mbrojtur serbët bashkepunues nga Strukturat Paralele.

Edhe pse realiteti i tanishëm nuk ka qenë synim i Albin Kurtit, ai bart një pjesë të konsiderueshme të pergjegjësisë për pasojat që bien mbi këta serbë. Mban pergjegjësi sepse premtimet e mira të realizuara keq shumë shpesh minojnë vetë premtimet, duke arritur rezultate krejt të kunderta me idenë fillestare.

Ngjashëm me premtimet tjera, edhe ky premtim në praktikë është duke marrë një trajtë krejt tjetër nga ajo që është menduar ne fillim.

Stigma e tyre si tradhëtarë të kombit serb e ka eklipsuar vullnetin e tyre konstruktiv për integrim në Kosovë.

Kur e merr një iniciativë të cilen nuk mund ta realizosh dhe më pas ngulë këmbë në të, pa pasur forcë për ta zgjidhur, gjërat fillojnë të shëmtohen.

Kjo është e ngjashme me një situatë pengmarrjeje. Policia që ndërhyn me qëllim të mirë, por me planifikim dhe ekzekutim të dobët, prodhon fatalitet për pengjet. Komandanti nuk mund të thotë thjesht "patëm vullnetin e mirë, por nuk ia dolëm". Pengmarrësit gjjthsesi janë fajtorët kryesorë, por edhe policia e ka përgjegjesinë e vet.

Në rastet më të rënda, komandanti që planifikon edhe ekzekuton keq ndërhyrjen dënohet ose dorëhiqet. Ne raste më të lehta, komandanti nuk mund të konsiderohet si i zoti në detyrën e vet.

Serbët që kane ndërruar targat sot janë pengje të regjimit fashist serb. E sa me shumë të zgjatë kjo gjendje, rriten edhe gjasat që nga djegia e veturave, të kalohet në shuarje të jetës së njerëzve, zanat të cilin Serbia e njeh mirë.

Ata janë lloj i rrezikuar i serbëve, sidomos në veri. Prandaj duhet të kemi më shumë kujdes se si sillemi me ta. Kjo neve do të na humbiste edhe ata pak bashkëpunetorë në atë pjesë të vendit, duke i zbehur edhe më shumë gjasat që një ditë kjo pjesë e vendit të jetë rajon normal.

Perkundrazi, me ketë rast "Rojat e Ibrit" do të bllokonin të gjitha urat që japin shans për raporte normale ndër-etnike. Por kete herë me vullnetin tonë te plotë dhe nën zhurmën e daulleve shurdhuese patriotike.

Lajme të ngjashme