Ofendimi i Glauk Konjufcës nga Albin Kurti me nominimin e tij për president - NACIONALE

Ofendimi i Glauk Konjufcës nga Albin Kurti me nominimin e tij për president

3 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Afrim Kasolli

Deklarimi i djeshëm i kryeministrit Kurti se nuk mund t’ua jap LDK-së dhe PDK-së, atë që nuk ua ka dhënë populli e bënë të qartë njëherë e përgjithmonë se i njëjti nuk është i gatshëm të lëshoj pe për këtë temë. Për më tepër sipas tij, ky refuzim i partive opozitare për ta votuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje paraqet edhe mosnjohje të rezultatit zgjedhor.

Prandaj, si për shkak të numrit të votave të fituara ashtu edhe për shkak të pranimit më të madh të Glauk Konjufcës, nga opozita sesa për të, ermi i ministrit të Punëve të Jashtme mbetet i panegociushëm për Lëvizjen Vetëvendosje si kandidat për president.

Mirëpo insistimi i Albin Kurtit vetëm për emrin e Glauk Konjufcës, si dhe disa nga bisedat që i kanë “dekonspiruar” ata që kanë marrë pjesë në bisedat me kryeministrin për temën e presidentit, e zbardhin një anë tjetër të erret të këtij përcaktimi.

Fillimisht, Vjosa Osamni kishte deklaruar se ndër arsyet pse ajo nuk ishte e preferuara e Albin Kurti tash e tutje për atë pozitë kishte të bënte me faktin se liderit të Lëvizjes Vetëvendoejse, nuk i duhej një kryetar shteti që merret me politikën e Jashtme.

Ndërkohë , po ashtu dje në një intervistë në debat plus në Dukagjin, kryetrari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Adixhiku, deklaroi se që në takimin e parë Kryeministri i ka thënë se ndër kriteret e para që duhet t’i plotësoje kryetari i ri i shtetit, duhet të jetë dikush që më shumë merret me zjarrfikës dhe nuk i ushtron kompetencat e plota kushtetuese.

Në këtë kontekst, vendosmëria e pa kompromis e Albin Kurtit vetëm për Glauk Konjufcën si kandidat për president si dhe vizioni i tij se eventualisht me të marrë ai këtë detyrë si duhet të sillet, tregojnë hapur se si e sheh ai rrolin e Glaukut në atë pozitë. Një President hije dhe kukull e kryeministrit që nuk ka asnjë rol tjetër, kushtetues dhe politik./TVArbëria/

Lajme të ngjashme