Njohje “de FUCK”-to e kujt është kjo?
Njohje “de FUCK”-to e kujt është kjo?
Njohje e “frontiers”-ëve tonë?!
Ku janë “borders”?
Ku është “statusi” i pavarur dhe sovran kur s’po ia paragjykoke statusin tënd vetes?
Në parathënie të Marrëveshjes Bazike parathuhet mosnjohja...e vetes.
Çfarë çmendurie është kjo?
Ndërsa paturpësisht gënjehet në konferencë për media që Serbia s’e paska pranuar integritetin territorial, këta vet kanë pranuar që kufirit Kosovë-Serbi t’i referohet si “frontier”; si një vijë ndarëse ose zone; por jo me term “border” që e shënjon pikërisht atë integritet territorial që ndahet kufijësisht.
“Neve na u është dukur ‘deal’ i mirë njohja de facto” në këmbim të Asociacionit, thonë këta vet që prej “as kësi as asi” kanë rrëshqitur në gjithçka përves “atënë” kyçe që kërkon Kosova – ndarjen përfundimtare nga gjithçka me Serbinë.
Zbutësi dhe spin doctor-i i kompromisit, Glauk Konjufca, madje “draftin” e ri të Zajednicës, me një “shikim thjesht sipërfaqësor” arrin ta vlerësojë për “plotësisht në përputhje me Kushtetutën”.
Më shumë lexohet si: parë në sipërfaqe është plotësisht në përputhje me Kushtetutën, por parë plotësisht vetëm në sipërfaqe përputhet me Kushtetutën.
Dikur të proklamuar për kampionë të interesave të Kosovës, sot u intereson vetëm të jenë kampion të qëndrimit në pushtet; dhe gjithçka tjetër në autopilot – deri në Zajedicën autopilote të një thuajse çereku të territorit të Kosovës.
Auto-ja, po, Zajdenica, por piloti Serbia.
Për çka? Për “de FUCK”-të njohje të papërkthyer në asgjë: as në njohje të katërshes së NATO-s, as pesëshes së BE-së, as Partneritet për Paqe. Asnjë gjë; dhe edhe të sanksionuar. Edhe për të dialoguar edhe për minimumi dhjetë vite me Serbinë.
Prej qëndrimit “marrëveshje gjithpërfshirëse dhe ligjërisht të obligueshme të qendërzuar në njohje reciproke” kthesa në “Dialog gjithpërfshirëse për Asociacionin dhe vetëm Asociacionin qendër” do të shënjohet mjeshtria e dikujt që të njëjtit Asociacion ia ka pagëzuar triadën njerëzore të “serbofilisë, mazohizmit dhe të të shantazhuarit/korruptuarit” si bartës të realizimit të saj.
Prej insistimin në “afishe ngjitëse” të marrëveshjeve teknike Kosovë-Serbi, tash e vetmja teknikë është përmbyllja e Asociacionit të cilës i kanë mbetur vetëm edhe disa teknikalitete; si përmbyllja e krejt shkaqeve të shkaktuara në terren nga kapriçet e një njeriu të fiksuar në PR dhe sondazhe...dhe brohorima.
Kategoritë si dinjiteti dhe mirëmbajtja e tij mbase tash duhet kërkuar në draft-Statutin e pranuar “modern dhe evropian”. Por, i vetmi dinjitet që qëndron pezull në ajr e në letër është “de FUCK”-to njohja nga Serbia.
Në parathënie të Marrëveshjes Bazike parathuhet mosnjohja...e vetes.
Albini mbase mund të mos e njohë veten më nga ç’ka qenë, por ne e mbajmë mend kush dhe çka ka qenë ai, dhe çka është Kosova.
Albini le ta “de FUCK”-to njeh Kosovën për vete, por jo për ne.