Maqedonia e Veriut, dështimi i radhës i Albin Kurtit - NACIONALE

Maqedonia e Veriut, dështimi i radhës i Albin Kurtit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Hysen Bojaxhiu

Tanimë kur kemi hyrë në javën përfundimtare për zgjedhjet presidencial në Maqedoninw e Veriut, akterët kryesorë të qeverisë së Kosovës me në krye kryeministrin Albin Kurti, kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe ministrën e Drejtësisë, Albulena Haxhiu janë vënë në shërbim të koalicionit VLEN.

Tentimi për protagonizëm dhe krijimi i imazhit të liderit mbarëshqiptar ka bërë që Kurti të involvohet direkt në zgjedhjet atje. Nuk del të jetë aq problem involvimi atje si kryetar i një subjektit politik, por problem qëndron kur Kryeministri i Kosovës involvohet në zgjedhjet e një vendi fqinjë më petkun që ai mbanë.

Albin Kurti ishte involvuar edhe në zgjedhjet e kaluara presidenciale atje duke përkahur asokohe kandidatin për President, Blerim Rekën. Këtë personazh që më vonë do ta sillte vërdall në Kosovë për ta rahatuar diku në pozitë duke e bërë ministër e më pas duke e dërguar në shërbim diplomatik në ShBA. Kurti asokohe ishte vetëm lider i Lëvizjës Vetëvendosje dhe involvimi i tij atje nuk do të krijonte ndonjë precendet siç mund të ndodh tani kur ai është kryeministër.

Tërë Vetëvendosja bërtiste e qirrej kur Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama jepte ndonjë mendim mbi Kosovë, duke i thënë atij se ne jemi sovran e vendosim vet për vetën. Por si duket kjo nuk vlen për ta, sepse ata kanë monopolin e gjithçkaje, për ta çdo gjë është gabim kur e bëjnë të tjerët por të njejtat gjëra kur bëhen nga ata janë në rregull. Të mos harrojmë Kryeminstri Kurti ishte involvuar edhe në zgjedhjet në Shqipëri me grupin e Vetëvendosjës atje, por besoj e dini si ishte rezultati, grupi i Vetëvendosjes pësoi debakël në Shqipëri. Siç duket kjo po e pret edhe tani në Maqedoninw e Veriut.

Të kthemi e të shikojmë kush është në koalicionin e Kurtit atje të quajtur VLEN. Aty ka gjithçka duke filluar nga liberal e konservator, erdoganistw e islamistw, ish-BDI-stë e njerëz të korruptuar. Pra asgjë nuk i bashkon ata në aspektin programor, ideologjik e politik, por ata i bashkon vetëm një gjë: urrejtja ndaj Ali Ahmetit dhe dëshira për mosintegrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian.

Maqedonia Veriore është tanimë para sfidës më të madhe që nga shpallja e pavarësisë, rreshtimi përkah aleatëve apo përkah Rusisë. Taborrët atje janë të ndara shumë çartë tashmë, dihen thuajse edhe aleatët e mundshëm të koalicionit. Kemi LSDM dhe Frontin Evropian në njërën anë që në këto zgjedhje kanë hyrë me qëllim të marrin shumicën për të bërë ndryshimet kushtetuese dhe inkuadrimin e bullgarëve në kushtut njëkohësisht hapjën e rrugës për në BE.

Në anën tjetër, kemi partinë pro-ruse dhe pro-serbe VMRO DPMNE të cilët nuk pranojnë me asnjë kushtë ndyshimet kushtetuese dhe inkudrimin e bullgarëve në kushteut dhe në frontin shqiptar kemi koalicionin VLEN të cilën sa herë që pyetën nese do të vendosin kusht për të hyrë në koalicion ndryshimet kushtetuese ata asnjëherë nuk e pohojnë një gjë të tillë. Lideri i VMRO DPMNE, Mickovski ka deklaruar se si partner të koalicionit dëshiron VLEN-in dhe arsya është e çartë ata janë në një vij politike.

Në qarqe të ndryshme flitet se tërë fushatën zgjdhore të koalicionit VLEN atje janë duke e bërë eksponent të LVV më në krye Arbër Zaimin, i cili kishte udhëhequr edhe këtu fushtën zgjedhore të VV-së nga prapa. Logjika e fushatës që është ndjekur në Kosovë është zhvendosur tani atje, propaganda se asgjë nuk është bërë për 20 vite, vendi është shkatërruar, njerëz të caktuar janë pasuruar shumë, Albin Kurti do t’i shpëtojw shqiptarët nga Ali Ahmeti e të ngjashme. Albin Kurti ka arritur që të thellojë përçarjen atje sa që kanë kaluar afro tre muaj që kur Talat Xhaferi është zgjedhur Kryeministër i Maqedonisë Veriore dhe ai ende nuk e ka takuar.

Lajme të ngjashme