Lëvizja mbi shtetin - NACIONALE

Lëvizja mbi shtetin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Afrim Kasolli

Mediat dje raportuan për një përzirje tjetër të Albin Kurtit në proceset e brendshme elektorale në shtetet demokratike evropiane, konkretisht në Zvicër. Serisë së intervenimeve të tij në zgjedhjet e brendshme në Maqedoni të Veriut, Shqipëri, Amerikë, Gjermani tani po i shtohet edhe ky në shtetin Helvetik, duke mbajtura anën e Partisë Socialdemokrate të atij shteti si dhe duke rekomanduar diasporën shqiptare për të votuar për këtë formacion.

Kjo qasje nuk është e rastësishme. Është shprehje e konceptit politik të Lëvizjes. Kushdo që e ka lexuar librin "Origjiinat e totalitarizmit" të Hannah Arendt do ta shoh se qëllimi kryesor i lëvizjeve të tilla mbetet nënshtrimi i shtetit ndaj interesave politike dhe ideologjike të këtyre formacioneve. Sipas kësaj teoriciene politike, për dallim nga partitë që e konsideronin shtetin mbi këto organizime të pjeshme, sepse ato e përfaqësonin vetëm një segment të shoqërisë kurse shteti tërësinë, lëvizjet këtë fundit e konsideronin vetëm si një makinë burokratike në funksion të qëllimeve të tyre. Sepse ato janë tërësia. Mbi shtetin. Dhe marrin rol pan-përfaqësues. Kështu, kurdo dhe ku të munden ato tentojnë ta zëvendësojnë rolin e shtetit me atë te lëvizjes. Prandaj, edhe interesat shtetërore sipas tyre janë sekondare në raport me atë të Lëvizjes. Sepse shteti mbron interesa, kurse Lëvizja të vërtetën dhe të drejtën.

Kjo sjellje vërehet edhe nga raportet "ndërkombëtare" që Albin Kurti është duke i kultivuara kohëve të fundit. Ai bie fjala, i shmang takimet me zyrtarët shtetërorë të Maqedonisë së Veriut për t'i kontribuar avancimit të interesave shtetërore te Kosovës, për t'u takuar në ambiente te dalldisura politike me sivllezërit e tij ideologjik.

Kurse aktualisht për shkak të sanksionimit të shtetit të Kosovës nga bashkësia ndërkombëtare, Albin Kurti në vend kërkimit të mbështetjes diplomatike dhe shtetërore nga Zvicrra, për të ndikuar në suspendimin e tyre ndaj shtetit, angazhohet vetëm për siguruar aleanca personale dhe ideologjike nga formacione te veçanta politike në botën e jashtme. Ky suspendim i interesave të shtetit me atë të liderit dhe Lëvizjes është një precedent i rrezikshëm sidomos për vende si Kosova kur ende nuk e ka të konsoliduar shtetësinë e saj.

Lajme të ngjashme