Letra e PDK-së për zgjedhje duket e koordinuar me SHBA-të dhe BE-në
Shkruan: Shenoll Muharremi
E lexova letrën që Partia Demokratike e Kosovës ju ka dërguar VV, LDK dhe AAK rreth zgjedhjeve të parakohshme. Në vijim janë përshtypjet dhe komentet kryesore:
1. Letra duket që është bërë në frymën e 'ofanzivës' së ambasadorëve të Quintit të enjtën. Duket sikurse PDK është plotësisht e koordinuar me diplomacitë kryesore në veprimet e saja rreth zgjedhjeve të parakohshme. Nga kjo perspektivë, duket që PDK ka pranuar ftesën e Darkës së Gardenit me VV dhe Kurtin në bashkërendim me SHBA. Vizitat, kërkesat dhe lëvizjet e ambasadorit Hovenier duket se janë në frymë me iniciativën e zgjedhjeve të parakohshme në fillim të korrikut;
2. Ndoshta PDK me letrën e dërguar, pas disa takimeve direkte, po përgatitë terrenin të lëvizë vet me VV në një situatë më ekstreme. "Ne ju kemi takuar, ju kemi lutur... ju kemi dërguar letra.. kemi bërë gjithcka, por ju nuk pranuat" - ky mund të jetë justifikimi i PDK nëse bashkëpunon me VV me dërgu vendin në zgjedhje të parakohshme. Rrjedhimisht, Letra e PDK pas një jave mund të përdoret si justifikim, lëvizja duket sikur përgatitje se cfarë mund të pasoj javën tjetër;
3. LDK e ka bërë mendjen, ata kanë një qëllim. Ata po e luajnë një lojë më ndryshe. Qëllimi dhe strategjia e tyre aktualisht është të mbesin opozita e vetme. Ata po i 'gëzohen' faktit që PDK dhe VV po afrohen dhe duket që janë të gatshëm të sakrifikojnë disa vite shtesë që të provojnë të sfidojnë VV dhe PDK si partia e parë. Kjo strategji mund të jetë e bazuar në faktin që qeveria e ardhshme të jetë vetëm dy vjecare. LDK mund të kalkuloj që pasiqë asociacioni të aprovohet dhe të kaloj mandati i presidentës, vendi të shkoj në zgjedhje tjera të parakohshme ku pjesë e pazareve pas-zgjedhore është edhe posti i presitentit;
4. AAK mund të modifikoj qëndrimin javën e ardhshme. Reagimi i LDK ndaj letërs ishte e shpejt dhe konsistent me qëndrimet më herët. Nuk duket që AAK është përgjigjur ende. Ata e kishin rrjedhë (leak) letrën e PDK në media ndoshta me qëllim që me përgatitë terrenin për një modifikim të pozicionit javën e ardhshme. Edhe seanca e tyre për raportin 3 vjecar të qeverisë duket sikurse me shkop magjik u anulua sot. Në këtë aspekt, AAK mund të mos e le vet PDK javën e ardhshme, por mesiguri që do të kërkoj dicka për kthim më vonë.
Në përgjithësi, iniciativa për zgjedhje të parakohshme tash po konsolidohet dhe nuk po duket si dicka e rastësishme. Fillimi i 'ofansivës' dhe koordinimit të ambasadorëve, përfshi kërkesat dhe diskursi i tyre, mund të sugjerojnë që ata po rrisin presionin tek partitë politike kosovare me lëvizë drejt zgjedhjeve. Kjo ndoshta për shkak se ata shpresojnë që asociacioni i tyre do të kaloj me një qeveri që nuk udhhiqet nga Kurti.
Ndoshta ky është kompromisi politik dhe dipolomatik të cilin LDK duket të ketë kujdes mos të e minoj me strategjinë e tyre të të qenit partia e vetme opozitare kur VV e PDK (+AAK) bëhen bashkë. Nëse vendi shkon në zgjedhje të parakohshme, atëherë ky duket që është një konsensus mes partive kryesore kosvare dhe aleatëve kryesor të Kosovës.