Kur forca e akullt e ligjit përdoret si mjet për instalim të shtresës së re oligarkike - NACIONALE

Kur forca e akullt e ligjit përdoret si mjet për instalim të shtresës së re oligarkike

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Afrim Kasolli

Ditë më parë, Gjykata Themelore në Prishtinë i kishte hedhur poshtë kërkesat për pezullimin e vendimit të ZRRE-së për për liberalizmin e tregut të energjisë elektrike. Këto padi ishin bërë nga Partia Demokratike e Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës dhe Shoqata Prodhuese të Kosovës.

Në arsyetimin zyrtar të kësaj instance juridike thuhej se “procesi i liberalizimit të tregut të energjisë promovon konkurrencë më të madhe ndërmjet furnizuesve, nxit presion për çmime më të ulëta dhe shërbim më cilësor për konsumatorët, u mundëson furnizuesve të ofrojnë oferta më të favorshme dhe zbritje dhe rrit efikasitetin në sektorin energjetik” Ky akt shënonte një fitore juridike kundër kërkesës së ndërmarrjeve më të mëdha ekonomike që insistonin për pezullim të atij vendimi dhe shtyrje të zbatimit të tij edhe për pak kohë, derisa të krijohen kushte më optimale për ta përballuar këtë presion të beftë ekonomik mbi to.

Siç dihet ZRRE kishte vendosur që çdo kompani në Kosovë që ka mbi 50 të punësuar apo 10 milionë euro qarkullim, do të detyrohet të dal në treg të hapur, ngase nuk do të furnizohet sipas tarifave rregullta nga 1 qershori. Sipas shumë prej përfaqësueseve të kësaj kategorie, tashmë çmimi i rrymës do të jetë nga “220 deri në 270 për qind më të lartë”. Kosto kjo e papërballueshme për to.

Ndërkohë, gjatë ditës së sotme edhe shkalla e Dytë e Gjykatës Komerciale ka vendosur në favor të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për Tregun e Lirë i cili i prek 1.300 biznese vendore. E këtu duhet kujtuar se fjala është për “59% të qarkullimit të përgjithshëm, 43% të punësimit në sektorin privat, 48% të tatimeve që mbledh shteti. Pra, ato janë edhe shtylla e ekonomisë dhe buxhetit të shtetit”.

Prandaj, dy nga vendimet e sipër cekura të gjykatave e godasin në mënyrë të pamëshirshme pikërisht atë segment që me gjithë vështirësitë dhe sfidat me të cilat përballet, sidoqoftë e mban gjallë jetën në Kosovë. Qeveria në detyrë e Albin Kurtit i pat ka sulmuar protestat e kompanive të mëdha si të nxitura nga mentaliteti i bllokadave të bandave kriminale në veri, si dhe i ka definuar aot si një shtresë e tjetërsuar oligarkike që nuk përfaqësojnë më shume se 1 për qind të jetës ekonomike. Sipas, Artane Rizvanollit “ ata që po protestojnë fillimisht janë destrukitvë dhe bllokues edhe pse janë të pakët në numër”

Sidoqoftë, po e marrim si të mirëqenë pretendimin e eksponentëve të Vetëvendosjes në krye me Albin Kurtin, se të njëjtit nuk janë asgjë më shumë se “oligarkë”. Mirëpo, në vend të taksimit të tyre progresiv në favor të barazisë sociale dhe ekonomike siç kishte premtuar se do ta zbatonte, ai tashmë po i ndëshkon ata me qëllim krijimin e një shtrese të re oligarkike të lidhur me pushtetin nëpërmjet kompanive te reja për distribuimin energjisë nën emrin e tregut të lirë. Mbase u ka ardhur koha të provojnë fatin. Prandaj, edhe janë të përcaktuar për të mos e lëshuar rastin. Motivi “carpe diem” tashmë është shndërruar në moto të tyre jetësore./TVArbëria/

Lajme të ngjashme