Krizë e madhe morale! - NACIONALE

Krizë e madhe morale!

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Kimete Berisha

1. Me vetulla të lyera korb, një shqiptar tha në Hagë se komandantët e UÇK-së janë 'gëzuar' kur janë vrarë familja Jashari.

- Gëzimi nuk vërtetohet me fakte....

- Ai nuk foli për vrasësit serbë të familjes Jashari, por foli për 'vrasësit' shqiptarë të familjes së tij, anipse askush nuk i është vrarë në familje.

Por, ka mundur t'i vritet!

- Tha se H.Th. ka pasur merak ta 'shfaroste' familjen e tij.

As meraku nuk vërtetohet me fakte.

- Përveç merakli i 'shfarosjes' së tij, dëshmitari e quajti gjithçka H.Th. edhe puthës të dështuar....

Tha se H.Th. ia ka puthur dorën, pa dëshirën e tij.

- Dëshmitari ka qenë aq i rrezikuar nga H.Th. sa që është gjallë.

2. Krizë e madhe morale, dhe mendore....

Shqiptarët kërkojnë drejtësi në Hagë për 'vrasjet që s'kanë ndodhur', e jo për vrasjet që kanë ndodhur.,..

- Gjykimi i dëshirave dhe ëndrrave të parealizuara kanë bërë që të duket sikur në Kosovë ka ndodhur një luftë qytetare mes shqiptarëve.

- E në anën e Serbisë ka pasur edhe shqiptarë, paska pasur shumë.

2. Ka çaste, shumë çaste, që duket si Gjykatë Speciale e LDK-së kundër UÇK-së. Le të jetë.

Por s'e kuptoj pse kanë hyrë në mal pa sakicë.

- Një tjetër dëshmitar me vetulla të lyera edhe më futë se i lartpërmenduri, foli për do të burgosur atje larg, diku në qiell: ka qenë një herë një plak e një plakë...

- Fakt s'është urrejtja, fakt s'është ndjenja, fakte s'janë thashethemet.

- Shqiptarët me asnjë fakt nuk mund ta dokumentojnë historinë e tyre.

As luftën e as viktimat.

- Një trohë histori që e kemi e kanë dokumentuar historianët amerikanë dhe udhëtarët evropianë të rastit që u ka ra rruga nëpër Kosovë.

- Historian shqiptar ende nuk ka Kosova. Ka vetëm thashetheme dhe fjalë të sokakëve.

- Ende për asnjë viktimë shqiptare nuk ka drejtësi, anipse drejtësia është në duar të shqiptarëve.

3. Derisa Ish Presidenti Thaçi po akuzohet për 'dëshirat' e tij 'shfarosëse', ish Presidenti Ilir Meta u duk sikur u kidnapua kur u arrestua nga drejtësia e Re e Shqipërisë.

- Ilir Meta u trajtua si vrasës masiv, policët ia kapën kokën si gjylën e topit dhe e ngrehën zharg si të luajtur.

- Kur e çuan në qeli - treguan se atje ia dëgjuan britmat, çirrjet dhe thirrjet se si ai nuk është Ilir Meta por është Vasil Laçi, pa provuar ta 'vras' ndër të tjerë as kryeministrin e Shqipërisë.

- Ilir Meta për momentin e konsideron veten atentator në tentativë i politikanëve (Vasil Laç), , por nuk ia ka realizuar vetes këtë 'dëshirë'.

- Më kollaj, mund të zgjedhte të ishte Blendi Fevziu, por Blendin s'e merr kush seriozisht sherri i atyre shorts-eve të kuqe.

- Pasi bëri një pauzë nga britmat e grisjet, e la Vasil Laçin dhe kërkoi azil politik tek Viktor Orban, për inat të Amerikës që e kanë 'pushtuar' drejtësinë shqiptare.

4. Ish gruaja e tij, në fjalën e saj mbrojtëse para gazetarëve tha se Ilir Meta është aq i pafajshëm sa nuk e di as sa kushton një shishe ujë.

- Monika Kryemadhi tregoi se kur ishte e re ishte në gjendje ta vriste veten për Ilir Metën si Romeo për Xhulietën.

Nuk tha si Xhulieta për Romeon, se edhe Xhulieta e ka mbytur veten për Romeon.

- S'di pse gjithmonë ka pasur tendenca letrare që Romeos t'i jepet përparësi në sakrificë dhe sakrifica e Xhulietës të mbetet nën hije, siç ka mbetur.

5. Ishte duke ecur e vetmuar në rrugën 'Faton Peci' kur Dejona Mihalin e ndjekte Frashëri dhe si me gur e gjuante me pyetjen se 'si ndjehet ajo si e para e shtetit'.

- Pyetja ishte e rëndë por i vetmi organ që i reagonte Mihalit në provokimet e Frashërit, ishte hunda e saj e kuqe.

- Mihali duket si një zhele e arnuar për së treti, por zyrtarët e administratës asaj i duken hallexhinj 'kësi të UÇK-së'.

- Që t'i duket një zyrtar hallexhi, ajo duhet të ketë shumë pare.

Sot ka arritur të bëhet më e popullarizuar se Lumir Abdixhiku.

Arritjet e saj më të mëdha janë si në vijim:

- të spiunojë në mënyrë transparente (në telefon), pra, në të njëjtën kohë i zbulon dhe i kundërzbulon ata që i spiunon;

- ka arritur që dëshirat e saj të jenë urdhëra;

- është në gjendje të luaj me rrymë e rryma ta zë dikënd tjetër;

- si dhe ka arritur ta detyrojë Albulenën t'i thotë 'Të dua'.

- Mbi të gjitha, me metodat e saj misterioze, ka arritur ta tremb ish-shikun, ish-sigurimin e atdheut dhe të gjithë ishat tjerë.

- Ama, arritja e saj historike është demitizimi i Albin Kurtit dhe shndërrimi i tij në një karikaturë të saj.

6. Një ditë, padashje, me veturë, i dhashë përparësi Liburn Aliut, se e pashë me vonesë.

- U nervozova që i dhashë përparësi atij që po hetohet për vjedhjen e ujit, e ne për vete e paguajmë ujin që s'e pimë sepse na e kanë helmuar.

- Nuk e di pse na e kanë helmuar ujin!

- Liburn Aliu ka shprehur gatishmërinë të bashkëpunojë me drejtësinë, thuajse është kah e pyet kush.

- Por, Albin Kurti që pyetet, nuk ka shprehur gatishmërinë ta ndërpres bashkëpunimin me Liburn Aliu!

- Ky është ai Albin Kurti i cili për një fjalë goje e ka shkarkuar Agim Veliun, e sot nuk e shkarkon Liburn Aliun për miliona euro të munguara.

7. Në Berlin, në Paris, në Beograd dhe në Romë, një kilogram fasule kushton tri euro. - Veç në Kosovë pasuli kushton më shtrenjtë se morali.

Ministria e Bujqësisë u jep pare bujqëve që ta shesin pasulin si ushqim të 'perendive'.

8. Kriza morale është aq e madhe sa unë nuk e di se çka është më e pamoralshmja!

- Ndoshta biseda e Mimoza Kusarit me terroristin serb, të cilit ia lëmonte egon dhe e luste të votonte kundër pagës së veteranëve, të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të UÇK-së.

- Paramendoje ti veten duke e lutur një vrasës serb që të votoj kundër një invalidi të luftës!

- Dhe, ai momenti kur Mimoza mundohet ta bind terroristin serb se sa 'i poshtër' është Kamishi!

9. Për mua kulmi i imoralitetit ishte imitimi i djalit trupshkurtër në Big Brother.

- Edhe më bizare se sa krimi i aktorit që ia imitonte kufizimet fizike, ishte qeshja e asaj gruas të cilën e ka çmendur 'dashuria' dhe e ka bërë të frikshme...!

- Heightizmi është diskriminim.

Përqeshja me të metat e njerëzve është diskriminimi më i tmerrshëm, është shprehja më e skajshme e urrejtjes, është krimi më i madh.

- Është krim që ata në Big Brother e bëjnë për qejfi.

- Edhe më krim është që produksioni e bindi atë djalin që të pajtohet me diskriminimin ndaj tij.

10. Krizë e madhe është edhe ngazëllimi i Lumirit për Lumbardhin.

Por, s'di a është krizë morale, nuk e di çfarë lloj krize është.

- Por, krizë qesharake është që Lumbardhi tha se 'Jam në duar të mira' (për duart e Lumirit e kishte fjalën, kjo dorë që përkundi djepin...mos ia prishni dashurinë....nina...fli, fli se je në duar të sigurta'. ...nana...)

11. Horrllëk.

P.S. Nuk e kuptoj se pse veç mua nuk po më përcjellin zyrtarët e AKI-së!

- Jam më e mira!

Lajme të ngjashme