Kriza e Ekonomisë: Pse Raporti i Bankës Botërore po Rritë Panikun e Qeverisë dhe Ministrave?
Shkruan: Shenoll Muharremi
Më vonë ose nesër e punoj dhe publikoj një vlerësim më gjithëpërfshirës për raportin e Bankës Botërore dhe gjendjen e ekonomisë. Tash, të nxitur nga ministra të qeverisë të cilët nuk e lënë publikun me pushu të qetë as të dieleve, po fokusohemi në disa pika kryesore që kanë përmendur rreth tregut të punës dhe indikatorëve kryesor ekonomik.
Këta nuk po ju lejojnë të pushoni as për vikend, hë? Pse e gjithë kjo panikë rreth punësimit dhe ekonomisë? Ndoshta për shkak të politikave ekonomik të papërshtatshme që kanë rritur migrimin (200,000 për katër vite); kanë thuajse dyfishuar deficitin tregtar në mallra (tani rreth 5 mililardë apo 50% humbje vjetore të ekonomisë). Janë zvogëluar investimet kapitale me një trend gati 50% të vlerës së buxhetit vitet e fundit...
Por sa i përket debatit publik rreth raportit të Bankës Botërore. Aty thuhet shumë kjartë: Kosova ka nivelin e punësimit në shkallën 37.1%. E fakti që i rënon të gjitha propagandat është paraqitur dhe konfirmuar gjithashtu në rapotin e famshëm: Nuk janë gjeneruar vende punë, është formalizaur punësimini.
Çfarë thotë raporti: "Formalizimi i tregut të punës vazhdoi në vitin 2023, duke reflektuar në një rritje prej 4.5% të punësimit formal.".. Por situata është edhe më e përshallëzuar se kaq. Rinia po del ë moshtën mesatare të 20tat e fuqia punetore në Kosovë po plaket. Gjithashtu edhe pjesëmarrja në tregun e punës mbetet e ulët, vetëm 42.75%, Mali i Zi e ka 63.8%.
Pjesëmarrja e grave është kriminalisht e ulët, më e ulëta në rajon me vetëm 22%. Nga rreth vetëm 440,000 të punësuar nga një ushtri prej 1.17 milionë qytetarë në moshë pune, vetëm 118,000 janë të punësuara, e rreth 450,000 janë të diskriminuara jashtë ekonomisë dhe tregut të punës. Mos të iknin e migronin një numër kaq i lartë (sa gjysma e të gjithë të punësuarëve vetëm për katër vite), numrat dhe gjendja e tregut të punës do të ishte edhe më e keqe.
E në këtë rast nuk ka nevojë me theksu që Kosova ka edhe BPV për kokë banori më të ulëtën në rajon me 6,142 dollarë e Mali i Zi me vetëm 6,000 banorë e ka dyfish më të lartë me 12,253 dollarë amerikan. Edhe varfëria ngjashën, Kosova ka një vlerë prej 21.4% të varfërisë për 2023, derisa Serbia ka 6.7%.
E për fund, ekonomia e Serbisë është aq e lartë sa edhe thujase e gjithë rajonit bashkë, Serbia rreth 75 miliardë e i gjithë rajoni 79 miliardë. Rajoni në total rreth 154 miliardë e Kosova vetëm 10 miliardë.
Ka këtu shumë mësime për të nxjerë dhe të mendohet si të përmirësohet ekonomia e sidomos tregu i punës por një minister vendosë të fokusohet në propagandë ekonomike.
A thua pse, e gjithë kjo panikë? Për shkak se puna nuk është bërë si duhet dhe kur qytetarët shkojnë tek arkat e marketeve për të paguar, ata e dijnë më së miri sa mirë është gjendja e ekonomisë. Një shportë që është blerë me 75 euro më herët tash nevojiten 150 euro së paku, këtë e di secili qytetar, pos qeverisë me gjasë.