"Kritika" e Platonit mbi zgjedhjet presidenciale në Amerikë
"Kritika" e Platonit mbi zgjedhjet presidenciale ne Amerikë
Shkruan: Afrim Kasolli
Debati ndërmjet presidentit amerikan, Joe Biden dhe kandidatit republikan per president, Donald Trump, ka nxitur shume shqetësime mbi situaten pa "shtegdalje" ne te cilen sot gjendet demokracia amerikane.
Shume analiste kane vene ne pah, se gjate kesaj performance presidenti Biden, u ka dhene te drejte dilemave publike mbi kapacitetin e tij per ta ushtruar poziten me te rëndësishme ne planet, duke marre parasysh moshen dhe gjendjen e tij shëndetësore. Madje, edhe bordi i gazetës se njohur amerikane Neë York Times i kërkoi atij te tërhiqet nga kjo gare, deri sa nuk eshte vone,
Por ne anen tjeter edhe gjuha demagogjike dhe populiste e kunder kandidatit Trump, mbetet sfide serioze ne kete beteje. Sepse alternativa ndaj presidentit aktual mbetet shume e dyshimte.
Prandaj, me te drejte shtrohet pyetja se si mund te konsiderohet nje sistem perfekt kur perfundon ne keto "apori" politike? Mbase, kjo deshmon se kritika epistemologjike e Platonit per demokracine mbtet njeri nga traktatet me fuqishme edhe pas 2500 viteve. Por, kuptohet jo edhe zgjidhja e tij ndaj ketij regjimi politik.
Ne kete menyre, mbase ka ardhur koha, me shumë se kurrë me pare, të mendojmë per ta mbrojtur demokracinë nëpërmjet Platonit, kunder filozofo-kracise se këtij te fundit.