Kompleksiteti diplomatik rreth refuzimit të Kosovës në Këshill të Evropës
Shkruan: Shenoll Muharremi
Secila betejë e Kosovës po kalon në një luftë mes sojesh në vend. Ka diçka tek gjenet dhe DNA e kosovarit që duhet modifikuar për shkak se thujase gjithçka që bëhet rreth politikës dhe diplomacisë e kalon në personale dhe luftë me njëri-tjetrin. Reagimet rreth raporteve të fundit ndërkombëtare dhe sidomos afera me anëtarësimin në Këshillin e Evropës e demostrojnë këtë.
Një rrymë nacionaliste e mendimit në Serbi thotë "Kosova nuk bëhet se ata (shqiptarët) mes veti nuk do merren vesh asnjëherë dhe do shkatërrojnë njëri-tjetrin eventualisht". Një lider opozitar dje e quajti Kosovën "Shtet i Falimentuar" duke tentuar të kritikoj qeverinë rreth mos-anëtarësimit në KiE.
Një pjesë e opozitës dhe mediave opozitare sikurse ju gëzuan mos-pranimit të Kosovës për të e ushqyer agjendën anti-qeveritare e cila shpesh herë shkon deri në urrejtje. E Kosova bëhet një kolateral këtu. "Shtet i falimentuar".
Në parim, qeveria e Kosovës ka një diplomaci më të dobtën ndonjëherë e cila nganjëherë duket ngjashëm sikurse një simulim politik në universitet i studentëve të dipolomacisë. Por kjo nuk e justifikon paaftësinë e Europës me konsolidu sigurinë, paqën dhe stabilitetin në Ballkan.
Më shumë ka humbur Europa sesa Kosova me mos pranimin në KiE. Një Kosovë e konsoliduar kontriboun në forcim të sigurië dhe paqës aq të nevojshme në Ballkan. Një Kosovë e cila refuzohet, destabilizon Ballkanin, rrjedhimisht Europën. Rrit ndikimet jashtë europiane në këtë kënd të Europës ku edhe filloj një luftë botërore para një shekulli.
Kushti i Asociacionit mono-etnik në një Kosovë e investuar dhe ndërtuar nga Perendimit me koncept të thellë dhe gjërë shumë etnik është paradoks i kohës. Një tentim i dëshpruar i Europës mos ta ndëshkoj një Serbi e cila bëri agresion në Kosovë në shtator të 2023, për shkak se për qendrat e fuqishme të kontinentit është më lehtë të ndëshkoj më të voglin e dobëtin.
Ky është një diplomaci dhe veprim i vendeve kryesore europiane që ka forcuar Rusinë dhe Turqinë në tokën e saj. Paradoksi qëndron në faktin që vet anëtarësimi i Kosovës i forcon të drejtat e komuniteteve për të cilat u kushtëzuar Kosova. Kushtet që Europa i ka vendosur Kosovës në procese të ndryshme përfshi MSA, Visat dhe antërësimin në KiE janë të çuditshme, bizare... jashtë protokolleve dhe procedurave dhe kushteve të anëtarësimive dhe nuk u janë kërkua askujt tjetër!
Kjo Europë që nuk mësoj asgjë nga luftërat e ish-Jugosllavisë ngjashëm është sillur me shekuj. Edhe në Kosovë, u nevojit lidershipi i SHBA-së për të shpëtuar kosovarët nga çfarosja e regjimit të Milosheviqit në vitin 1999.
Por kjo Europë as vehtën nuk ka qenë e zonja me e mbrojtë për gjysmë shekulli nga kërcënimi i Komunizmit, u nevojit SHBA të siguroj ombjellën e sigurisë që Bashkimi Europian të mund të zhvillohej.
Kjo ka ndodhur kështu historikisht. Edhe në kohën e Skenderbeut, derisa shqiptarët po luftonin në emër dhe mbrojtje të Europës me Mbretin e tyre Skenderbeun, Europa as që po i ndihmonte. Rrjedhimisht, një kuluturë e Azisë u instalua për 5 shekuj në Ballkan, Europa humbi ndikimin e saj. Kjo ka qenë e shmangshme nëse Europa kishte qene më e interesuar dhe kishte bërë vendimet e duhura rreth Ballkanit.
E punët me diplomaci dhe siguri në Europë vetëmse po përkeqësohen, lufta dhe invazioni i Rusisë në Ukrainë e konfirmon këtë. E largimi i Mbretërisë së Bashkuar (MB/UK) nga BE e ka përkeqësuar dhe rënduar kapacitetin e Europës në diplomaci dhe siguri.
Gjermania, Franca dhe Italia mesiguri po angazhohen rreth stabiliteti të Ballkanit, por ata nuk janë të vendosur të bëjnë veprime me qëndrueshmëri afatgjate. Po zgjedhin zgjidhje të shpejta dhe të paqëndrueshme, sikurse kjo me refuzim në KiE. Sot rrjedhimisht, ndikimi i Rusisë dhe Turqisë po rritet në rajon, e BE nuk është një akter me ndikim, përveq në bilancet tregtare dhe ndihmat ekonomike.
Në fund, refuzimi i Kosovës në KiE ose kushtëzimi bizar i Europës për Kosovën e vogël por të bukur ekspozon më shumë dobësitë e qendrave të vendosjes në Europë. Siguria e Europës është në gjendje kritike dhe në këto kushte në vend që Kosova të konsolidohet më tepër me anëtarësim në Këshill të Europës, ajo po lihet jashtë.
Vendime të tilla konsistente të Europës po ushqyejnë apetitet e forcave nacionaliste në rajon të cilët me padurim presin një momentum të përshatshëm për një konflikt të ri i cili do ta rriste edhe më shumë ndikimin Rus e zvogëloj atë Europian dhe Perendimor.
Kosova, sikurse me liberalizim të vizave dhe procese tjera, do të anëtarësohet në Këshillin e Europës patjetër në të ardhmën. Por dëmet dhe kërcënimi i sigurisë rajonale dhe europiane me refuzimin e Kosovës mund të ketë pasoja të rënda për rajonin dhe Europën.
E në këtë kontekt, kjo nuk ka të bëjë asgjë me qeverinë e Kosovës si e shofim dhe komentojnë disa parti politike në Kosovë. Kosova dhe siguria e Ballkanit, rrjedhimisht e kontinentit, por rrezikohet më së shumti me veprimet dhe vendimet e tilla. Kjo Qeveri e Kosovës e cila nuk do të jetë e tillë pas një viti është ajo që më së pakti do të ketë pasoja nga vendimet e tilla.