Katër Raste, Katër Dështime: Koha për Ndryshim!
Shkruan: Shenoll Muharremi
Qytetarët e Kosovës e votuan dhe ia dhanë tri-katër herë rastin LVV-së, sikur askujt më parë. Tash është koha të gjithë me i vlerësu veprimet e tyre elektorale dhe me shiqu çka kanë fituar duke e votu LVV? Fatkeqësisht, në të gjitha katër rastet që u votua masovisht LVV ishin dëshpërim dhe qytetarët e votuesit e tyre nuk morën asgjë të hajrit në kthim.
Votat dhe qeverisja e Kurtit u karakterizuan me kriza të thella e pasiguri, gjithashtu me bllokadë e kapje të shtetit. Me keqmenaxhim strukturor në energji dhe ekonomi.
Qeverisja e LVV-së solli thellim të varfërisë dhe rritje dramatike të çmimeve, inflacion kronik (e fundit deri 42.3% në produkte/shërbime të caktuara) e kosto të jetës të papërballueshmepër familjet. Deficiti tregtar në mallra, gjithashtu, shpërthej në 6 miliardë euro, secilin muaj mesatarisht rreth €500m dolën e humbën jashtë Kosovës.
3-4 raste sa është votuar janë mjaftueshëm për me e vlerësu racionalisht dhe me konstatu dështimin total në qeverisje dhe drejtimin ekonomik dhe politik.
Kosova nuk ka më kohë e as hapësirë për eksperimente e kriza tjera. Tashmë, pas gjithë këtyre rasteve, është detyrë patriotike e secilit votues me votu, jo për më shumë kriza, por me sjellë normalitet e pozitivitet.
Votuesi e ka për detyrë me votu tash e tutje, për Kosovën, dhe me sjellë ndryshime pozitive që me e kthy besimin në shtet dhe institucionet publike dhe qeveri. Me e kthy shpresën për të tashmen dhe të ardhmen.
LVV pati katër raste, katër herë dështoi dhe tani e meriton dhe duhet të shkojë në opozitë që me i hap rrugën ndryshimeve pozitive, por edhe me reflektu e reformu, me shëru vetën në opozitë!