Kalkulimet e gabuara të një lufte që nuk po i shihet fundi
Shkruan: Afrim Kasolli
Kjo javë shënoi katër vjetorin e fillimit të luftës në Ukrainë. Shumëkush kishte besuar se ajo qe presidenti rus Vladimir Putin, e kishte quajtur si operacion special më e shumta do të zgjaste dy javë dhe se ushtria ukrainase do të kapitullonte sa e hap e mbyll sytë.
Madje, ndonëse ishin shërbimet e vetme qe e kishin parashikuar me saktësi fillimin e kësaj lufte edhe shërbimi sekret amerikan CIA dhe ai britanik MI6, e kishin rekomanduar atëbotë presidentin e Ukraines që të largohej nga vendi, kurse në vend të mbrojtjes frontale ushtria e këtij shteti t’i kthehej metodave partizane të rezistencës.
Mirëpo, kur jemi sot në vitin katër te fillimit të këtij pushtimi brutal, Rusia ia ka dalur ta pushtoi vetëm 20 për qind të territorit, me humbje enorme njerëzore dhe materiale.
Sipas vlerësimeve të Qendrës për Studime Ndërkombëtare Strategjike me bazë në Uashington, numri i ushtarëve të lënduar dhe vdekur ka kapur shifrën e mbi 1 milionëve. Kurse cdo muaj Kremlinit i duhet t’i rekrutoje nga 30.000 deri je 35.000 ushtarë për të kompensuar humbjet.
Sukseset militare fillimisht në Çeçeni, Gjeorgji si dhe Siri mbase e kishin bindur Putinin që tash e kishte radhën Ukraina. Mirëpo, kalkulimet për një fitore të shpejt ndaj shtetit të dytë në Evropë tashmë shihet se sa te gabuara kanë qenë.
Sidoqoftë, as vlerësimet perëndimore se sanksionimi i Rusisë do ta gjunjëzoǰë këtë të fundit për një kohë të shkurtër nuk dolën të sakta. Përkundrazi, Moska për katër vite ka qenë në gjendje ta mirëmbaje ekonomine e saj të luftës, në saje të eksportimit te burimeve të saja energjetike drejtë tregjeve aziatike veçanërisht në Kinë dhe Indi.
Madje, Institutit Ndërkombëtare për Studime Strategjike shkruan se Rusia do te jete në gjendje ta vazhdojë këtë luftë edhe ne vitin 2026, duke ndikuar në këtë mënyrë që të ketë pak gjasa për një përfundim të shpejt të këtij konflikti nëpërmjet ndonjë marrëveshje paqësore./TVArbëria/