Hetimi ndaj Trump, hetuesi i ri special duhet të veprojë me shpejtësi - NACIONALE

Hetimi ndaj Trump, hetuesi i ri special duhet të veprojë me shpejtësi

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland, të premten emëroi një hetues special për të mbikëqyrur hetimin penal për keqpërdorimin e mundshëm të dokumenteve të klasifikuara nga ish-presidenti Donald Trump në Mar-a-Lago, si dhe aspekte të hetimit nga Kryengritja në Kapitol më 6 janar 2021.

The Washington Post

Garland shpjegoi se fushata presidenciale tashmë zyrtare e Trumpit ka paraqitur "rrethana të jashtëzakonshme" për të cilat rregulloret e Departamentit të Drejtësisë parashikojnë emërimin e një hetuesi special. Me fjalë të tjera, ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse ta bënte këte gjë.

Le të jetë ashtu. Por, kjo do të thotë se Prokurorin e Përgjithshëm e presin edhe më shumë punë. Emërimi i një hetuesi të posaçëm mbart rreziqe, jo më pak mundësinë që hetimi të zvarritet apo të humbasë fokusin, duke e lënë potencialisht Trumpin të shpëtojë nga e gjitha. Për të parandaluar që diçka e tillë të ndodhë, do të duhet një fokus i jashtëzakonshëm.

Vendimi i Garland për të emëruar Jack Smith, prokuror federal për një kohë të gjatë që të udhëheq këtë hetim të ngarkuar politikisht, vjen pasi republikanët e kanë sulmuar atë si të korruptuar, duke argumentuar se nuk mund t’i besohet një hetim i drejtë për Trumpin, një prokurori të përgjithshëm të emëruar nga presidenti Biden.

Këto sulme kanë qenë gjithmonë të padrejta. Administrata Biden ka respektuar me kujdes pavarësinë e Departamentit të Drejtësisë. E kundërta ka qenë me Trump, i cili ka shpërfillur herë pas here normat e ndarjes midis Shtëpisë së Bardhë dhe organeve të zbatimit të ligjit, madje duke i bërë presion drejtorit të atëhershëm të FBI-së, James B. Comey, që të zotohej për besnikërinë e tij.

Ndonëse është joreale të mendosh se vendimi i Garland do të qetësojë ndonjëherë mullirin e konspiracionit të krahut të djathtë, rreziqet më të mëdha nuk janë këtu.

Rreziku i parë është zvarritja e misionit. Hetuesit special si në të kaluarën dhe të tashmen, që nga Kenneth Starr në hetimin e tij ndaj Clintonëve në vitet 1990 deri te hetimi i John Durham në FBI për Rusinë në vitin 2016, kanë tentuar të lejojnë hetimet e tyre të dalin jashtë kontrollit, duke shpenzuar një sasi të madhe kohe e burime publike për çështje të vogla ligjore.

Hetime të tilla shpesh lënë përshtypjen se ata duhet të gjejnë diçka. E kombinuar me mungesën e mbikëqyrjes, hetimet e hetuesve të posaçëm janë të prirura për teprime.

E dyta është politika. Nëse Smith nuk vepron me shpejtësi, ky rast mund të shkojë përtej zgjedhjeve të 2024 - ose edhe t'i zgjasë ato. Nëse Trump do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë, rregullat e Departamentit të Drejtësisë për ndjekjen penale të presidentëve në detyrë mund t'i mundësojnë atij largimin nga çdo përgjegjësi që mund ta meritojë.

Përgjegjësia për shmangien e këtyre grackave ende i bie Garlandit, gjykimi i të cilit në një nga hetimet potencialisht më shpërthyese në historinë e Departamentit të Drejtësisë do të vazhdojë të testohet.

Garland duhet ta drejtojë hetimin në mënyrë që ai të jetë i drejtë, i fokusuar dhe brenda mundësisë, i shpejtë. Pas përpjekjeve të tij, sipas shtetit të së drejtës, prioritet duhet të mbetet llogaridhënia.

Lajme të ngjashme