Gjykata Kushtetuese dhe vonesat në reforma: Tri zgjidhjet e mundshme
Shkruan: Shenoll Muharremi
Refuzimi i ligjeve nga Gjykata Kushtetuese është bërë një problem për reformat në Kosovë. Personalisht nuk kam as dije as kapacitet me gjyku dhe vlerësu nëse kjo po bëhet në baza profesionale apo politike nga një pjesë e anëtarëve të Gjykatës.
Rasti i fundit ishte ku 4 prej 9 gjyqtarëve kishin votuar kundër. Kjo tregon që nuk ka koncenzus të thellë për vendimet. Ne duhet të shofim dhe gjejmë rrugët dhe metodat që rastet e tilla nuk përsëriten, pa e kompromituar rolin dhe rëndësinë, përfshi kredibilitetin e Gjykatës Kushtetuese.
Disa gjithashtu e shofin këtë si një lojë e opozitës me e paraqit pushtetin si injorat, por pasojat janë të mëdha për Kosovën. Një parti opozitare dje po tregonte si "10 herë qeveria e ka shkelur kushtetutën" por nuk theksonte që reformat po mbesin pa u zbatuar e Kosova po e paguan dëmin.
Sidoqoftë, në këtë rast refomat në drejtësi dhe fusha tjera po ngecin për shkak se ligjet po dërgohen në gjykatë e pastaj atje po qëndorojnë një kohë të gjatë dhe po refuzohen. Kjo ka pasoja të shumta për Kosovën, përfshi në investime të jashtme dhe integritet të sistemit publik.
Pushteti dhe kryeministri po akuzon një pjesë të sistemit të drejtësisë që po bëjnë punën dhe argatin e opozitës kundër reformave që ndërlidhen me luftimin e krimit të oragnizuar dhe korrupcionit.
Ne nuk mund të vazhdojmë kështu dhe duhet të gjejmë mënyra kreative për të u siguruar që proceset e reformave nuk dështojnë apo vonohen me vite për shkaqe teknike ku një apo disa nene nuk janë në harmoni me trupin legjislativ të vendit.
Janë tri mënyra që ndoshta mund të konsiderohen si të adaptohemi në këtë gjendje dhe të ndërtojmë mekanimza apo modifikojmë procedurat që kjo mos të ndodhë më:
Metoda 1: Ligjet që po refuzohen ndoshat duhet të dërgohen kushtetuese parase të fillojnë procesin e votimit në Kuvend. Kjo do të kursente shumë kohë, për shkak se Gjykata Kushtetuese mund të thotë fjalën e saj apo të jap komentet parase ligji të ketë kaluar të gjithë procesin legjislativ. Kjo pastaj do e ndihmonte Gjykatë Kushtetuese të jap vlerësimin e saj dhe mos të dështojnë apo bllokohen proceset në fund.
Metoda 2: Qeveria dhe Gjykata Kushtetuese mund të krijojnë trupa të përbashkëta që të punojnë bashkë në fazën e hershme të draftimit të legjislacionit. Nëse pjesë të ligjit apo i gjithë ligjit konsultohet në këtë fazë nga gjykata, atëherë mesiguri nuk do të ketë telashe në të ardhmën.
Edhe nëse procedurat ligjore nuk e mundësojnë këtë, ka shumë mëyra kreative përfshi krihimin e ndonjë projekti të përbashkët ose grup punues të përbashkët mes qeverisë dhe Gjykatës Kushtetuese për ligjet e reja dhe kontollin e kompatibilitetit në faza të hershme. Qeveria e Kosovës me dekata e ka një mekanizëm të ngjashëm që kontrollon dhe adapton ligjislacionin vendor me atë të Bashkimit Europian, mund të mësojmë nga ajo procedurë.
Metoda 3: Inteligjenca Artificiale është një opcion tjetër shumë efektiv dhe efikas që mund të ndihmoj në këtë rast. Qeveria e Kosovës vet apo bashkë me Gjykatën Kushtetuese mund të zhvillojnë dhe trajnojnë një model special të AI që përfshinë të gjithë trupin legjislativ dhe kushtetues të Kosovës. Kjo pastaj, pasiqë të trajnohet AI, qeveria mund të aplikoj këtë model gjatë hartimit të ligjeve.
Gjatë procesit apo në përfundim të projekt-ligjeve, qeveria mund të integroj projekt-ligjin në sistem të AI dhe aty, pas trajnimeve adekuate, AI do e kontrollojnë ligjin nëse është në përputhje apo jo me kushtetutën. Aplikimi i AI në këtë proces do të ketë rol të madh, dhe si kapacitet do të mund të bëntë rolin e qindra gjygjtarëve për një minut.
Këto janë vetëm disa metoda që mund të aplikohen, por mund të ketë edhe shumë tjera. Cka nuk duhet të bëjmë, është të mos reagomë në këtë gjendje që po na prolongon reformat me vite. Sidomos metoda 3 e cila është teknike dhe e pavarur nga ndikimit politike, është ndodha modeli më i preferuar në këtë rast. Por një shtet i mencur ndoshta do të përdorte të gjitha metodat në dispocion që të kapërcej këtë problem që tani ka ndikim shumë të lartë në shtetin.