Fronti i ri i Putinit në luftën e Ukrainës është në Ballkan
Përgjatë historisë, carët kanë kërkuar rrugë për të dominuar atë që ata e kanë quajtur si ‘qasja më e shkurtër’ për të zgjeruar perandorinë. Në botën e sotme, invazioni illegal i presidentit rus Vladimir Putin ndaj fqinjit të saj, Ukrainës, ndjek këtë strategji të vjetër. Nëse do të dalë fitimtar, është e logjikshme që ai do të kthejë vëmendjen kah Moldavia, rruga tjetër (e afërt) në Europën Lindore – dhe aty ku enklava separatist ruse, Tansnistria, është tashmë e okupuar nga Rusia.
Por ka edhe një target tejet atraktiv afër: Ballkanin Perëndimor. Ky rajon turbulent përgjatë Evropës Juglindore, përfshin katër shtete që janë pjesë e aleancës ushtarake, NATO-së: Kroacia, Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Por Kremlini, i ka sytë kah rajone të tjera: Serbia, Kosova dhe vendi i ndarë etnikisht i Bosnjës dhe Hercegovinës.
Si do të mundtte Putini të zgjeronte ndikimin rus në këtë rajon, që është nën mbikëqyrjen e NATO-së dhe Bashkimit Evropian?
“E njoh mirë këtë terren prej ditëve të mia në NATO dhe mbi të gjitha, si komandant i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në kuadër të NATO-së në Europë.
Para kësaj, kam shërbyer në luftërat e Ballkanit në vitet e 90-ta si kapiten, duke shërbyer në shkatërrimin e ish-Jugosllavisë dhe duke udhëhequr një ushtri kundër një regjimi agresiv. Përgjatë viteve, kam takuar liderë senior të rajonit, përfshirë edhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ish presidenten kroate Kolinda Grabar-Kitaroviq dhe Millorad Dodikun, liderin actual të Republikës Srpska (një rajon i ndarë etnikisht në Bosnjë).
Në valën e ndarjes së Jugosllavisë, luftërat e papara në Ballkan mes viteve 1991-2001 kanë lënë të vdekur të patëk 105,000 njerëz, shumica prej të cilëve civilë (për shembull, 8,000 burra myslimanë të masakruar në Srebrnicë më 1995). Tensionet vazhdojnë të jenë të rritura në mes të katolikëve romak në Kroaci, të krishterëve ortodoksë shumica në Serbi dhe myslimanëve në Shqipëri, Kosovë dhe Bosnjë.
Putini po këqyrë që ta kapitalizojë këtu historinë e tij të papërfunduar. Ai e di që nëse vendet anëtare të NATO-së do të detyroheshin ta vendosin fokusin politik në Ballkan, ata do ta zhvendosnin këtë fokus që veçse e kanë në mbështetje të Ukrainës.
Në Kosovë, ka ende dhjetëra – mijëra ushtarë paqeruajtës të NATO-së, një ish-rajon i Serbisë (sic i referohet autori në tekst) dhe të cilin, nuk e pranojnë as serbët e as rusët si shtet i pavarur.
Vitin e kaluar, ushtria serbe rriti gatishmërinë në nivelin më të lartë, pas përplasjeve në protestat që ndodhën brenda Kosovës dhe ku u lënduan afër 100 ushtarë të NATO-së, dhe kjo, ishte arsyeja që detyroi aleancën ushtarake që të dërgojë edhe dhjetëra qindar ushtarë të tjerë (në Kosovë v.j). Putini qartësisht po e shtyen Serbinë që të bëj presion në qeverinë e Kosovës, e cila mbështetet nga NATO.
Ai po ashtu po punon që ta destabilizojë qeverinë e paqëndrueshme të Bosnjë dhe Hercegovinës, e cila është e ndarë në tri presidenca.
Aktori më me eksperiencë (në këtë rajon) është Dodiku, që po ashtu është në aleancë të ngushtë me Moskën.
Edhe para një dekade, ai më thoshte për nevojën e shkëputjes së Republikës Srpska, akt i cili automatikisht do ta shkatërronte vendin (Bosnjë dhe Hercegovinën).
Kërcimi i tij, do të përbënte një aleancë me Serbinë në vetvete, duke krijuar një shtet të ‘Serbisë së Madhe’ me të cilën Putini, do të ishte i lumtur tejmase.
Admirali në pension Mark Montogomery, i cili ishte oficer nën komandën time sa kam shërbyer në NATO, deklaronte:
“Kjo është një sfidë e ngjashme me të cilën jemi përballur një dekadë më parë - Putini përfiton duke future hundët kudo në Eurpë, në pëprjekje për të dobësuar kredibiliteti e NATO-së dhe të na ndajë neve nga ndihma që i bëjmë Ukrainës”
Fatmirësisht, Perëndimi ka opsione. Për momentin, ideja e futjes së trupave të NATO-së në Ukrainë, është e padëshiruar. Por, duke rritur nivelin e trupave që ka alokuar në Kosovë tani, është e mundshme dhe ka sens strategjik.
Duke vepruar kështu, do të përbënte një shembull të mirë në përpjekje për ta ndarë punën kështu brenda aleancës, fokusi i Greqisë dhe Italisë do të ishte në këtë rajon, kurse fokusi i vendeve të Europës Lindore dhe vendeve nordike do të ishte në Ukrainë.
Ndërkaq, vendet e mëdha perëndimore si Franca, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë mjaftueshëm kapacitet që të angazhoen në të dyja anët.
Me stabilizimin e forcave të saj, NATO do të duhej të ishte e vëmendshme edhe ndaj asaj që quhet lufta hibride e Rusisë. Putini është i mirë në përdorimin e mediave sociale, kampanjave dezinformuese dhe në përdorimin e propagandës pro-ruse për të krijuar tensione jashtë kufijve të saj.
NATO duhet ta përdorë rrjetin e saj të informacionit, në mënyrë që të ekspozojë dhe ta luftojë këtë narrativë të rreme ruse.
Nëse Rusia vendos ta rris nivelin, ajo mund të përdorë sulme kibernetike kundër rrjeteve të energjisë dhe targeteve të tjera vitale që janë në Kosovë dhe në pjesë të tjera jo-serbe në Bosnjë. Kjo, do të mund të krijonte konfuzion dhe do të rriste pakënaqësinë shoqërore. NATO mund të përdorë system më të mirë në mbrojtje të sulmeve kibernetike me aleatët e saj në Ballkan.
Dhë në fund, ka edhe disa incentive ekonomike që mund ta sbrapsin Rusinë.
Më në fund, ka stimuj ekonomik që mund të kundërshtojnë përfshirje ruse. Serbia dëshpërimisht dëshiron anëtarësimin në Bashkimin Evropian, ashtu si Bosnja dhe Hercegovina.
Liderët e tyre, duan të afrohen me Perëndimin dhe të evitojnë sanksionet. Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara, më herët pati shkruar një letër, ku deklaronte se ‘ajo çka do Serbia është vetëm paqja.
Serbët mund ta tregojnë veten nëse e kanë sinqerisht këtë punë, duke refuzuar manipulimet e Putinit dhe duke lejuar Perëndimin që të fokusohet në sfidën më të madhe që ka përpara: luftën imorale të Rusisë në Ukrainë./Përktheu nga Bloomberg: Nacionale/