Eksperienca dhe rekomandimet për regjistrimin e popullsisë në Kosovë - NACIONALE

Eksperienca dhe rekomandimet për regjistrimin e popullsisë në Kosovë

2 javë më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Dje erdhën edhe tek ne për regjistrim të popullsisë. Eksperienca ishte profesionale. Personi që erdhi, ishte mirë i përgatitur dhe serioz. Anketimi zgjatë mbi 30 minuta zakonisht, është një ushtrim që merr kohë. Disa përshtypje (feedback):

1. Regjistrimi i Popullsisë është shumë i rëndësishëm për shkak se pa të dhëna të sakta nuk mundesh me zhvillu politika publike të mira. Pa të dhëna ti nuk mundesh as vendime të mira me ndërmarrë. Kështuqë, regjistrimi i popullsisë është në inters të të gjithëve dhe të gjithë duhet me kontribou me përfundu këtë 'obligim' socio-ekonomik;

2. Anketa nuk është vetëm për popullsi, apo të dhëna rreth numrit të popullatës. Në anketë përfshihen edhe të dhëna për ekonomi, punësim, migrim, edukim dhe luftën e vitit 1999. Andaj, përgatituni për të dhëna më shumë sesa kur ke lindë e nga vjen..

3. Një përshtypje e përgjithshme është që shumica e të dhënave që 'qeveria' po i kërkon më këtë proces i ka në posedim. "Data e lindjes, vendi, numri personal, statusi martesor, fëmijët..etj"... janë pjesë e të dhënave që qeveria i ka në dispozicion. Pse nuk i merr ajo këto të dhëna automatikisht nga vet sistemet e tyre për me kursy shumë kohë edhe për vete edhe për qytetarët është e pakuptimt. Qeveria ka një sistem si e-Kosova që është shumë i përshtatshëm dhe efektiv dhe aty mund të integroj shumicën e të dhënave që përndyshe individiët kalojnë shumë kohë duke i pyetur njerëzit.. Andaj, ne duhet të përdorim të dhënat që i kemi e mos të humbim kohë e resurse e shumë para duhet i marrë përsëri nga njerëzit;

4. Përdorimi/Mospërdorimi i Sistemeve Online (e-qeverisja). Në parim, anketimi zgjati rreth 45 minuta. Por përshtypja ime ishte që së paku 80% të të dhënave që u kërkuan, jo vetëm që i posedon qeveria, por secili individ apo familje mund të i integroj vet për 10 minuta. Dmth ne mundemi me kriju një sistem online ku njerëzit vet i ngarkojnë të dhënat, pa humbur qindra mijëra kohë të anketuresëve dhe njerëzve. I gjithë procesi mund të shkurtohet dramatikisht nëse aplikohet teknologjia. Nuk po rekomandoj që i tërë sistemi të kryhet online, se gjithmonë ka qytetarë që kanë nevojë dhe atyre duhet të ju asistohet fizikisht. Por shumica absolute përdorin teknologji dhe integrimi shumicës së të dhënave do të mund të bëhet online nga vet qytetarët dhe familjet. Kjo do të kursente miliona euro dhe shumë energji e kohë.

5. Nga eksperienca me punën tek zhvillimi i www . aidoktori . live kam kuptuar që ne do të mund të përdorim edhe AI për raste të tilla. Anketuesit e shumtë që qeveria kishte problem me i identifiku e punësu (trajnu e blerë paisje) do të mund të ndihmohen (zëvendësohen) me AI. Ne mundemi me kriju një sistem që do të mund të i këshillon dhe ndihmon anketuesit dhe të ju përgjigjet në të gjitha pyetjet e mundshme, me eficiencë edhe më të lartë sesa njerëzit apo aketuesit. Aplikimi i AI duhet të përfshihet në rastet e ardhshme për shkak se rritë eficiencën dhe efikasitetin dramatikisht;

6. Ka disa raste ku duhet të bëhen përmirësime në pyetësor. Në përgjithësi pyetësori është i mirë shumë. Por një ndër pyetjet e para pyet 'Kush është kryefamiljari?". Nuk e di ju përgjigja. Nuk kemi kryefamiljar, jemi familje. Nga pyetësori mbase automatikisht burrat dalin si kryefamiljar dhe kjo duhet të ri-konsiderohet. Nuk kam pranuar të regjistrohem si kryefamiljar personalisht. Gjithashtu sistemi do të përmirësohet herave të ardhshme kur psh për fëmiun 2 vjec pyet 'në cilën shkollë shkon?"..

Në përgjithësi, procesi dhe eksperinca ka qenë shumë e mirë. Anketuesit që ka qenë tek ne ka qenë profesionist dhe i paisur me tabletë (Levovo, Kinë). Edhe pse ka zgjatur më shumë sesa mendohet, procesi është i rëndësishëm për shoqërinë dhe ekonominë.

Rekomandimet e mia kryesor ka të bëjë me transformimin e regjistrimit të popullsisë nga tradicionalja drejt inovacionit dhe efikasitetit:

(a) Qeveria duhet të përdorë të dhënat që i posedon e mos të i torturoj anketuesit dhe qytetarët me pyetje që i di dhe i ka në databaza;

(b) Duhet të përdoren e-qeverisja dhe sistemi online ku qytetarët mund të ngarkojnë shumicën e të dhënave vet. Ata që kanë nevojë, mund të asistohen. Kjo e kuresn kohën ndoshta për 80%, përshi financat publike ndoshta rreth 50%;

(c) AI duhet të integrohet në anketime, sidomos ato online. Ne tashmë kemi mundësi që të krijojmë sisteme që i këshillojnë në thellësi qytetarët si të plotësojnë formulain vet online. Kjo do e ndihmohte dhe lehtësonte punën për të gjithë.

Lajme të ngjashme