Edhe në sukses, pse xhiroja e fitoreve të Bidenit do të jetë e shkurtër? - NACIONALE

Edhe në sukses, pse xhiroja e fitoreve të Bidenit do të jetë e shkurtër?

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Kur filloi që të përhapej fjala për ditën e parë në maj, para 11 vjetëve, mund të ndieje lirim kolektiv të frymëmarrjes. A ishte e vërtetë që burri më i urryer në Amerikë, burri që i kishte dërguar aeroplanët për t’u përplasur në ndërtesa publike duke vrarë mijëra njerëz, burri që me sukses e kishte kryer sulmin e parë ndaj tokës kryesore amerikane që nga lufta e viti 1812, në të vërtetë ishte sjellë para drejtësisë?

Shkruan: Jeff Greenfield

Kur presidenti Barack Obama doli para kamerave për ta konfirmuar lajmin – se Osama bin Ladeni ishte vrarë nga një ekip i focave speciale amerikane në Abbottabad të Pakistanit – ishte një lajm mbizotërues, me një “akt të dytë” të gjatë. Përpos librave e filmave, ky rast ishte pikë qendrore në mesazhin e rizgjedhjes së atëherë nënpresidentit Joe Biden një vit më vonë: “General Motors (prodhues amerikan i veturave) është gjallë e Osama bin Ladeni është i vdekur.”

Sonte, vrasja e Ayman al-Zawahri-t – pasardhës i Bin ladenit dhe bashkëplanifikues i sulmeve të 11 shtatorit – do të jetë vetëm njëra nga shumë lajmet, bashkë me vërshimet në Tentucky, virusin e lisë së majmunit, zgjedhjet e mesit të mandatit. Kjo është, pjesërisht, matje e suksesit: Në kundërshtim ndaj shumë pritshmërive pas 11 shtatorit të vitit 2001, nuk ka pasur sulm të konsiderueshëm terrorist në tokën amerikane; nuk ka pasur incizime të një udhëheqësi të al-Qaeda-s të shfaqura në televizone amerikane. Ngjarjet pasardhëse të 11 shtatorit – gjendja masive e sigurisë kombëtare, linjat në skanerët e aeroporteve, Departamenti i Sigurisë Kombëtare me 52 miliardë dollarë, një aparat masiv i inteligjencës, i mbrojtur goxha shumë nga pamja e publikut, një luftë katastrofale në Irak dhe një humbje katastrofale në Afganistan – e kanë vënë al-Qaeda-n kryesisht në pozicion të pasmë.

Statusi relativ i rendit të dytë i këtij lajmi – po, do të jetë lajm i madh për disa ditë, por asgjë si vrasja e Bin Ladenit – mund të shërbejë për të errësuar një arritje të qartë dhe një pyetje thellësisht të rëndësishme.

Arritja është vendosmëria e vazhdueshme e Shteteve të Bashkuara për të marrë hak për sulmet e 11 shtatorit, për të cilat al-Zawahri mban përgjegjësi kyçe operacionale. Nuk jemi të mësuar që ky vend të ketë “pamje të gjatë” për botën – kur mendojmë për një vend që në mënyrë të pamëshirshme i ndëshkon ata që i kanë bërë keq, më shumë priremi që ta mendojmë Izraelin, që ngadalë dhe qëllimisht, me kalimin e viteve, ndoqi secilin terrorist që ia vrau atletët në Lojërat Olimpike “Mynihu 1972”.

Për ta gjetur al-Zawahri-n, për ta eliminuar pa lënduar asnjë anëtar të familjes së tij ose ndonjë civil, është arritje taktike që e vë peshën prapa fjalëve të Bidenit ( sado pa emocione të jenë thënë) se “nuk ka rëndësi sa kohë nevojitet, nuk ka rëndësi ku fshiheni, nëse jeni kërcënim për popullin tonë, Shtetet e Bashkuara do t’ju gjejnë dhe do t’ju eliminojnë.”

Natyrisht, pyetja shqetësuese është: a po u ofrojnë përsëri strehë të sigurt udhëheqësit talibanë të Afganistanit terroristëve? Siç tha të hënën në CBS ish-ushtruesi i detyrës së drejtorit të CIA-s, Michael Morell, “është vërtet zor që unë të besoj se (al-Zawahri) ishte në Kabul pa dijeninë e të paktën një pjese të udhëheqësisë së talibanëve. Duket se kjo e bën të paefektshëm premtimin e talibanëve se nuk do të strehojnë terroristë pas marrjes së kontrollit në vend.

Kthehuni 21 vjet prapa, në ditët pas 11 shtatorit, dhe do t’ju kujtohet se presidenti George Bush kërkonte nga Afganistani që t’i dorëzonte Bin Ladenin dhe udhëheqësit e tjerë të al-Qaeda-s; kur Afganistani nuk e bëri këtë, Shtetet e Bashkuara e nisën pushtimin që i dha shpejt fund pushtetit të talibanëve dhe u bë kapitulli i parë i një fushate dydekadëshe, triliondollarëshe, që përfundoi me kaos vitin e kaluar. Nëse talibanët e kanë hapur vendin e tyre për një figurë kyçe në sulmet e 11 shtatorit, çfarë na tregon kjo për atë se kush tjetër po mirëpritet në Afganistan?

Nëse kishte diçka sado pak pozitive për tërheqjen nga Afganistani, ishte ndjenja e gjerë që kjo aventurë e planifikuar keq ishte prapa nesh; që e kishim përfunduar punën me zotimin që nuk kishte gjasë për sukses dhe kostoja e të cilit u mat me mijëra jetë e shifra të panumërueshme të dollarëve. Por nëse pania e al-Zawahri-t nënkupton se ka të tjerë me qëllime keqdashëse që jetojnë atje, atëherë ndoshta ideja që ne mund ta shikojmë Afganistanin në pasqyrën për pamje të pasme është e vendosur në mënyrë pikëlluese në vend të gabuar. Për tërë gjasat që Bideni do të marrë një ngritje (të merituar) në përkrahje, siç morën Biden-i e Trump-i, kur u vranë Bin Laden-i e Abu Bakr al-Baghdadi, kjo mundësi e strehimores terroriste mund ta kufizojë epërsinë.

Marrë nga "Politico", përkthyer nga Nacionale/Nasuf Abdyli

Lajme të ngjashme