Çpasionohu Hamdi, hajde folim! - NACIONALE

Çpasionohu Hamdi, hajde folim!

1 vit më parë

nga Arbër Ramadani

Kur t’çpasionohesh, Hamdi, ka me t’u da mjegulla e syve, ka me t’u çilë mendja si dritarja n’pranverë, e ke me pa qysh rryma që pagun ti, ia mbush xhepat atij vagabondit që e quen udhëheqës!

Kur t’çpasionohesh, ke me kuptu se partia jote, Hamdi, s’âsht kurgja pos ni zhabë që e mban n’gjoks tue kujtu se âsht shqiponjë!

Mjerë ti që i ke kushtu jetën, se ata janë harbutë si ti, kanë vjedh millin, grunin e drithin! Po ti s’e di, Hamdi, se s’je çpasionu hala!

Po kur t’çarmatosesh prej pasionit tand të verbët, ke me e pa me sytë e ballit se ai që ti e thirre "udhëheqës", âsht i lanun n’gjakun e shokëve të vet që i la në baltë! Edhe s’e vret ndërgjegjja! Po ty po, Hamdi, veç me e mendu!

Por ni ditë ke me u çpasionu, Hamdi, e ke me e kuptu se ai që ti e adhuron, as ty s’të do, as mue! Ai s’do burrni, s’do fjalë, s’do besë!

Ai do veç numra!

500 mijë numra! Për vete!

Po ti s’je çpasionu hala! Për ty ai âsht tmerri i armikut! Pse? Se s’je çpasionu, Hamdi, prandej! Se ti s’e ke pa me sytë e tu Marrëveshjen e Brukselit, as aneksin e Ohrit!

Por kur pasioni ka me t’lanë, uroj me t’lanë para zemres, se edhe ajo ni ditë t’len, e lideri s’ka me ditë… po kur kjo e para t’lenë, atëherë ke me e kuptu se ai që ti e do, âsht ulë n’sofer me armikun!

Asht marr-vesh qi serbt n’Kosovë m’u vetmenaxhu, qysh s’kishin guxue me andrru as ma të mdhajt optimista të "Zajednicës"!

Çpasionohu, Hamdi!

Ke me ta tregu me fakte qysh ai mashtrues që ti e quan lider, e fali Manastirin e Deçanit pa marre gja n’kembim! A din pse? Se âsht budall, si ti, Hamdi! Kujton se âsht dikush që s’âsht, si krejt ata maskarenjtë që u rritën me lugën e popullit n’gojë!

Po ai e ka lehtë, Hamdi! Ai kur t’i vijnë nervat, thrret konferencë e shan gazetarët n’mikrofonin e tyne, e me kamerën para syve e zbras mllefin! Nji batakçi tjetër, punëtor gazete a telvizioni, ia inxhinjeron neurozën e tij si "shqetësim për atdheun"!

Ai e ka lehtë, Hamdi!

Po ti? Po ti, or ti i mjerë, çka ban kur t’çmendesh?

Komenton te videot e mia? E rreh gruen? Apo del te çajtorja e fshatit, e shan e rrah kë t’gjesh para? A e din se ke me perfundu n’burg, Hamdi? A e din?

Mu n’ditën që ti ke me marrë dënimin, lideri yt ka me qenë n’Greqi, tuj pi ni teke mohito, tuj u rrezitë n’diell me gruen norvegjeze!

Çpasionohu, Hamdi!

Se kockat e fugat janë fati yt i vërtetë!

"Amore fatti", Hamdi!

Duje fatin tand, se tjetër s’ke!

Mos u ngulfat n’interpretimet e normave, mos u çorodit n’punë sigurie, se fugat janë vendi yt i vërtetë! Rri aty, Hamdi!

Mos u nxeh prej fjalimeve t’fitorepacollit, e mos më komento "shpiun i Serbit”, “tah eki kryjet”.

Mos, Hamdi, se t’denoncoj!

Çpasionohu, Hamdi, hajde folim!

Ndaç për kockat n’aborrin e qeverisë, ndaç për hajninë aty.

Ti mue përvojën tande prej mjeshtri, unë ty dokumentat!

Çpasionohu!

Bahmi shokë, Hamdi!

Lajme të ngjashme