Buzhala replikon me Kurtin për marrëveshjen, ia përplas për fytyre mashtrimet e tij ndër vite - NACIONALE

Buzhala replikon me Kurtin për marrëveshjen, ia përplas për fytyre mashtrimet e tij ndër vite

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Berat Buzhala në emisionin e tij të radhës, ka trajtuar deklaratat ndër vite që ka dhënë tashmë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, lidhur me Asociacionin.

Në emsisionin “Ditari i Buzhalës”, ai ka kujtuar një deklaratë të Kurtit në vitin 2019 kur ky i fundit thoshte se “Asociacioni ka vdekur, kurse ne e varrosim më 6 tetor 2019”.

“Asnjë kapitull i Zajednicës nuk është në përputhje me Kushtetutetën. E në anën tjetër Gjykata Kushtetuese thotë formojeni Asociacioni. Kjo është gati ironike”, deklaronte Kurti në RTV 21.

Këtë deklaratë të Kurtit, e ka komentuar gazetari Berat Buzhala.

“Këtu thojke u shpartallu, vdiq Asociacioni. Thua ti punon në Shtëpinë e Bardhë. Në Kuvend tha pasi të na njeh Serbia. Një pjesë tjetër te pikat e tij, te kushtet e tij, është mos me kanë Asociacioni mono-etnik. Nuk është mono-etnik, me draftin e Asociacionit të Friedriech Ebert Shiftung nuk është mono-etnik. Sidoqoftë, e dëgjuam deklaratën e parë të Albinit në vitin 2019. E dëgjuam të dytën në Kuvend për kushtet”, tha Buzhala në emisionin e tij.

Më pas, Buzhala publikon edhe deklaratën e Kurtit në Bruksel në takimin e fundit me presidentin serb, ku kryeministri flet për Asociacionin.

“Ai është neni 10 është fjalia e fundit e praktikisht nenit të fundit. Dhe për këtë gjë jam përgjigjur”, deklaronte Kurti në Bruksel.

E në të gjitha këto deklarata ndër vite të Kurtit, gazetari Buzhala ka evidentuar ndryshime radikale në data të cilat i specifikon me vite.

“Këtu ka një rrëshqitje prej ka vdek dhe me 6 tetor e varrosim në vitin 2019, te gjashtë kushtet me 2 shkurt 2023, në 27 shkurt të 2023. Tash thotë jam shpreh. Je shpreh kur z.Kurti? Në 2008 në kamion? Je shpreh në 2013 me Thaçin? Je shpreh në 2015 bashkë me Astrit Deharin kur keni thënë s’ka marrëveshje? Në 2019, më 2 shkurt 2022, apo më 27 shkurt 2023 ku thotë praktikisht është neni i fundit, fjalia e fundit e marrëveshjes. Është gënjeshtër sepse neni 7 nuk është kurrsesi neni i fundit. Janë dy nene që flitet për Asociacionin, neni 7 dhe neni 10”, deklaron Buzhala.

“Kjo është tabloja e notimit të Kurtit ndër vite rreth një teme fundamentalisht të rëndësishme, jo për neve. Po na tjerët që e kemi bërë klanin Pronto, mendojmë që Kosova e ka pasur obligim me u lëshu në dialog e kompromise për me arrit këtu. Këta kanë qenë grupi radikal që kanë lexuar ngushtë senet pa njohje, pa kërkim-falje nuk ka. Dhe befasisht tash ajo fluska e borës nuk po shkrihet. Këtyre po iu shkrihen të gjitha deklaratat. E vetmja shpresë është nëse del ajo që ka thënë Shkëlzeni ishalla s’e pranon Serbia”, thotë më tutje Buzhala.

Ai kutjon deklaratat e mëparshme të zyrtarëve të Vetëvendosjes, kur komentonin se si Serbia nuk e ka pranuar marrëveshjen në Rambuje apo Vjenë.

“Serbia ka marrë mësim prej 1999, i ka hangër bombet 78 ditë. Ka marrë mësim prej 2008 ku Kosovën e kanë njoft shumë shtete. Çka nëse Serbia e pranon këtë marrëveshje tash? Atëherë thonin kuku me pranu çka na kish ndodhë. Është bombardu Serbia, është njoftë Kosova nga Amerika. Tash janë nis për në Ohër sikur cjapi te kasapi, ishalla Serbia nuk e njeh marrëveshjen. E emitojnë klasën e kaluar. Akulli është shumë i hollë, po shkelin nëpër qatë akull”, deklaroi Buzhala.

Lajme të ngjashme