Albin Kurti ka 'delire narciziste', Kosovës i solli dëme të pariparueshme - NACIONALE

Albin Kurti ka 'delire narciziste', Kosovës i solli dëme të pariparueshme

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Fitim Salihu

Pika më e fortë e Albinit është njëherit edhe pika e tij më e dobët, thembra e tij e Akilit. Dija si pikë e fortë shndërrohet në thembër Akili kur vetëperceptohet si dije absolute. Pra, kjo thembër Akili është vetëbesimi i tij delirant dhe ndjenja e superioritetit moral e intelektual – jo vetëm ndaj qeverive të kaluara por ndaj gjithkujt. Kjo po e shpie në vazhdimësi drejt gabimeve të njëpasnjëshme – herë të vogla, e herë të mëdha.

Vetëm një delir i tillë narcizist të bën me shku në Internacionale Socialiste me ua shpjegu çka është socializmit ose me shku në fabrikë të telave e me mbajtë ligjëratë për tela të bakrit.

Vetëm një delir i tillë narcizist të bën me i citu autorët gabimisht (si te rasti i Kamysë) ose me bo përgjithësime orientaliste (si te rasti i cilësorit “aziatik”), tu besu që ti je më lart se të tjerët edhe atëherë kur gabon.

Vetëm një delir i tillë narcizist të bën me besu që ti je i vetëmjaftueshëm dhe për rrjedhojë nuk ke nevojë për këshilltarë më të mençur se niveli sa modest aq edhe banal i Hysamedin Ferajt ose Elvis Hoxhës.

Në fakt, kultet e sektet nuk u sjellin pasoja vetëm anëtarëve të thjeshtë, por edhe vetë liderëve të tyre. Me u rrethu për 15-20 vjet me njerëz që të adhurojnë si Zotin dhe që besojnë se ti je epitoma e perfeksionit moral e intelektual, siç po shihet, lë pasoja të pariparueshme.

Kur je rrethu për kaq vite me njerëz diletantë që kanë pasë ekstazë kur ke folë ti (qoftë edhe diçka kot) dhe për të cilët fjalët e tua kanë qenë eliksir alkimist drejt nirvanës shpirtërore, patjetër që dikur ke me fillu me besu edhe vetë që ti vërtet je gjenial dhe jo se thjesht po i mahnit disa të padijshëm.

Secili njeri të duket buburrec intelektual dhe fillon me besu që, edhe kur ti gabon, të tjerët nuk kanë aftësi ta vërejnë atë ose “e hanë sapunin për djath”. Sepse ashtu të ka lazdru ndër vite grigja që s’ka nevojë me lexu libra sepse ngopet me fjalimet e tua.

Vetëm një delir i tillë narcizist të bën me besu që tjerët para teje thjesht nuk kanë pasë vullnet e dije me zgjidhë situatën në veri se përndryshe s’kanë pasë asnjë pengesë objektive.

Kjo pastaj të bën me hi atje prej kah s’di qysh dilet. Që kish pasë thënë njëri, “boll gjonë ja kom majtë, veç edhe boll gjonë ma ka qitë.”

Kompleksi i mesianizmit në kombinim me mbivlerësimin intelektual të vetëvetes e krijon një koktej eksploziv të tillë qysh e kemi tash.

Fundi i fundit, ose hin përnjëmend si azgin dhe qëndron në kërkesat e tua sovraniste për veriun, ose bëhesh djalë i mirë, politikan konstruktiv dhe i ngon miqtë amerikanë. E Albini? As veriun, as Amerikën. Edhe u zbyth para presionit të strukturave paralele dhe Serbisë për targat e zgjedhjet, edhe i hidhëroi aleatët amerikanë kur në fillim vendosi mos me shty afatin për targat.

Kosova sot ka nevojë për një kryeministër normal që i njeh limitet e tij dhe të shtetit që udhëheq. Profetët e rrejshëm sjellin lavdi të rrejshme.

Ky shkrim është botuar së pari në profilin personal të autorit në Facebook.

Lajme të ngjashme