Akili dhe Sunny Hill
Shkruan: Shenoll Muharremi
E di që medaljet dhe fitoret janë të rëndësishme për shtetin e ri dhe shoqërinë e etur për suksese. Por e ardhmja stabile, me mundësi të barabarta dhe prosperuese është më me rëndësi. Fjala është nëse janë më të mira disa fitore të shpejta, por jo të qëndrueshme, apo fitoret afatgjate por që mund të mos vien menjëherë.
Akil Gjakova e ka pasur një situatë të ndiheshme ku gruaja e ka denoncaur për dhunë në familje. Kur e pyeta sot një person se çka ndodhur me rastin, më tha 'me gjasë e ka tërhjekur padinë gruja'. Nuk e di nëse kjo ka ndodhur me vet-dëshirë apo nga presioni social dhe familjar po mënyra se si është menaxhuar ai rast nuk ka qenë ndoshta fer.
Federata e xhudos në atë rast pat dalë më një dekleratë skandaloze, dicka sikur 'jemi të bindur në mos-fajsinë e Akilit 100%'. Po si jeni të bindur, a mos keni qenë ju aty prezent në hapsira private ku ka ndodhur rasti? Kështuqë, nuk është shumë transparente nëse ai rast është zgjedhur deri në fund dhe dhe si duhet, nëse është sjellur drejtësia, apo vetëm është 'mbyllur' rasti.
Kjo duket të mos jetë e rëndësishme për një ambient ku dhuna ndaj grave është thujase normë dhe ku secilën ditë thujase kemi nga 4-5 raste të dhunës të raportuara, e sa janë që nuk raportohen nuk dihet.
Një gjë dihet, një shoqëri që toleron dhunën (dhe krimin) rrezikon të ardhmën. Edhe nësë në pyetje janë medaljet olimpike kjo nuk e ndryshon epilogun. Kështu, ne si shoqëri duhet të vendosim nëse jemi këtu për drejtësi dhe mundësi të barabarta dhe të ardhme të sigurt, apo për disa suksese të shpejta por me ardhmëri jo aq të sigurt.
Ngjashëm edhe me rastin e Sunny Hill. Një grup i shoqërisë e përqeshi atë, sepse ata kanë një kulturë tjetër, nga lindja e mesme kryesisht. Ata e shofin femrën dhe gruan si dicka jo të barabartë me mashkujt. Nëse femra fiton liri dhe e shijon atë, ajo njolloset sikur e degjeneruar. Ky grup primitiv jeton ende me rregullat e shekujve apo mileniumeve të mëparshme dhe harron që Europa është djep i lirëse dhe diversiteteve pozitive.
Ky mentalitet nesër do të thotë, "nuk duhet të përdorim teknologjinë" "nuk duhet të adaptojmë AI'... "nuk na duhen trena të shpejt e nuk na duhen infrastrukturë moderne" se na lidhë me civilizimin, e që ata mund të shofin këtë sikur 'dreqin' apo diçka negative.
Teknikisht, kjo mund të ndodhë për shkak se ky grup nuk ka mundësi dhe kapacitete të përfitoj nga modernizimi. Sidomos kur emancipimi dhe të drejtat e barabarta të gruas janë në pyetje, ata janë totalisht kundër. E kështu duke shtypur gratë sot, shtypen gjenerata e ardhshme të vajzave tona.
Symbyllja apo pranimi i drejtësisë selektive dhe rezistenca nga modernizimit mund të minojnë dhe coroditin të ardhmën. Pa drejtësi të barabartë nuk ka shtet funksional. Pa aplikim të modernizimit, ka vazhdim të prapambeturisë dhe primitivizmit. Këto dy faktorë apo kultura sociale hipotetikisht mund të qojnë vendin në dështim. Por fati jonë është lokacioni gjeografik. Ne jetojmë në Europë dhe kjo do të jetë e pamundur.
Deri më tani me dekada e shekuj kjo mbase edhe ka funksionuar për shkak se kemi qenë të robëruar dhe interesi i pushtuesëve tanë ka qenë të mbesim të paditur dhe pacivilizuar, injorantë. E tash, në kohën e teknologjisë, globalizimit, lirisë dhe integrimit perendimor, kjo është thuase e pamundur.
Rrjedhimisht, ne më mirë është të jemi më të kujdesshëm tani dhe mos të humbasim shumë kohë. Të zgjedhim suksesin e garantuar afatgjatë, karshi disa benefiteve joshës afatshkurtëra. E sidomos kur të drejtat e grave, vajzave dhe nënave tona janë në pyetje të jemi të pakompromis.
Zgjedhja është e jona, por mbase edhe fati kësaj radhe. Për shkak të trendeve aktuale globale dhe Euro-Atlantike si dhe faktit që tani jemi në liri dhe më të vetëdijshëm se gjithë herat tjera në histori, duket që rreziku nga këto fenomene është më i vogël. Kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë punën tonë dhe të jemi të kujdesshëm.