A munden Lumiri dhe Bedriu më shumë, më mirë? - NACIONALE

A munden Lumiri dhe Bedriu më shumë, më mirë?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Shkruan: Shenoll Muharremi

Dje LDK ka bë fushatë në Obiliq. E 'sunduan' komunën afër Prishtinës me gjasë. LDK ka elektorat të mirë rreth Prishtinës. Por ai vend, Obiliqi e Fushë Kosova, tradicionalisht është kafshatë e lehtë për ta. Puna është tek, pse nuk kemi ndëgjuar e lexuar shumë për problemet e shëndetit publik atje? Kapacitetet energjetike.

E gjitha çfarë ne, nga kjo anë ndëgjojshim, është 'sa e mirë partia'. Pak e për temat dhe problmet. Nuk na intereojnë forografitë e bukura por zgjidhjet efikse. Nuk ndëgjuam zgjidhjet shumë të nevojshme.Kjo komunë është ndoshta më e rrezikuara në Kosovë. Gjenerimi i energjisë nga qymyri ka një kosto jashtëzakonisht të lartë shëndetësore për qytetarët. Ky është problemi më i madh aty.

A kemi shiqu numrin e të prekurve me kancer, krahasuar me vendet tjera? Mesiguri është më i larti. E pse nuk kemi lexu askund në media dhe nga postimet partiake asnjë zgjidhje për këtë cështje shumë serioze që ka të bëjë me jetë a vdekje? Dmth partitë politike po shkojnë nëpër komuna dhe atje po thonë 'shiqona sa të mirë jemi'. Pastaj postojnë "e pushtuam x komune". E për telashet e atyre njerëzve nuk po flitet shumë. Kjo duhet të ndryshoj. Ne duhet të kthehemi tek kauzat dhe zgjidhja e problemeve, zhbollokimi i potencialeve.

Gjithashtu e kemi prastin e PDK në Rahovec. Fushata duket e mirë dhe takime të shumta.. Por Rahoveci është një bazë dhe inkubator i bujqësisë në Kosovë. E ne e kemi importin dhe deficitin tregtar mos vet të dëmshëm. E si nuk ndëgjuam asnjë program serioze nga PDK ku tregohet si ka me u përdorë potenciali i Rahovecit dhe atij rajoni me adresu sfidën e prodhimit dhe zëvendësimit të produkte të importuara me ato vendore.

Mesiguri që kandidati ka folur për përkrahje për biznese e fermer atje, por këtu nuk duhen fjalë, duhet programe të sakta me buxhete dhe resurse të alokuara. Duhet me tregu kaq qindra milionë do i akojmë për këto programe që ofrojnë këto zgjidhje.

Nuk po flas këtu për VV, se ata janë në pushtet dhe dihet qëllimet e partisë. Ata dekarohen për barazi sociale dhe e kemi parë si alojnë buxhetin e shteti dhe politikat i orientojnë në ndihma sociale dhe së fundmi në paga. I gjithë buxheti i shteti, rreth 75% alokohet në politika sociale apo të ngashme e vetëm 25% janë për investime në vitin 2025. Por nga këto 25% nuk e dijmë sa mundet VV me i zbatu se gjatë mandatit ndoshta i ka mbi 1 miliardë euro nga këto alokime që nuk i ka zbatu.

E prej LDK dhe PDK në opozitë presim më shumë. VV dihet se cka ka ofruar. E partitë opozitare nuk duhet me thënë 'na jemi më të mirë se qeveria aktuale'. Detyra e tyre është me prezenetu programe të sakta profesionale mirë të zhvilluara që zgjedhin problemet e qytetarëve dhe bizneseve e sidomos që zhbllokojnë potencialin ekononmik të Kosovës.

Pritjet tona janë më të larta sesa organizmi i mirë i takimeve nëpër komuna. Fundja ne nuk do i zgjedhim partitë për aftësinë e tyre me organizu takime e me na tregu sa të 'bukura' janë ato. Na duhen kur shkojnë në komuna me ju zgjidh problemet e qytetarëve atje. Në Obiliq telashet me shëndetin publik, energjinë dhe bizneset. E në Rahoven duhet programe për zëvendësim të importit. Investime dramatike në këtë aspekt se kthimet janë të larta për ekonominë e vendit.

Nga Lumiri dhe Bedriu presim më shumë sepse ata i kanë ekipet dhe kapcaitetet e eksperiencat më ofru zgjidhje alternative. E nëse ata fokusohen vetëm tek partitë e tyre dhe fushata e jo tek zgjidhja e sfidave të Kosovë, rezultatet do të mungojnë. Ndoshta, fundja, edhe i fitojnë disa vota më shumë me marketing të mirë, por puna kryesore e tyre është të ofrojnë zgjidhjet më të mira me kthime më të larta nga resurset në dispozicion.

Lajme të ngjashme