14 shkurti i vitit 2021 - aksidenti më i madh i pasluftës
Shkruan: Hykmete Bajrami
Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët, ata që jetojnë këtu, ata që përballën me çmime të larta. Këto rezultate i dinë familjarët e të pagjeturëve, atyre që kjo Qeveri u kishte premtuar mrekulli dhe sot pas dy viteve nuk i ka vizituar qoftë njëherë.
Rezultatet e Qeverisë Kurti më se miri i dinë qytetarët tonë, jo 5% që janë shtresë e pasur, e që kryesisht janë të koncentruar në Prishtinë, as mërgimtarët tonë të cilët vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet por 95% që me borxhe e kredi mezi i kalojnë muajt - ata i dinë dhe i prekin rezultatet e kësaj Qeverie.
Çmimet e ushqimit kanë prekë majat, pacientët në Onkoligji dhe reparte të tjera pa barëra esenciale, vende pune nuk ka, rritje të pagave jo, rritje të pensioneve jo... Cilat na qenkan rezultatet e kësaj Qeverie?
Pas gjysmës se mandatit nuk ka asnjë premtim të realizuar:
- Energjia është më e shtrejtë edhe pse ende flemë mbi qymyr,
- Produktet bazë edhe sot e kanë narmën e TVSH-së 8%, repektivisht 18%, e çmimet janë dyfysh me të larta se para një viti,
- Fuqia belrëse e pagave ka rënë për shkak të inflacionit, njëjtë ka ndodhë me pensionet,
- Serbia është kthyer si partneri kryesor tregtar, s’ka as taksë as reciprocitet me Serbinë,
- Prej 160 qerdheve të premtuara për këtë mandat, vetëm 3 sosh janë fillu,
- Nuk ka banesa për qiftet e reja,
- Nuk ka Fond Sovran,
- Nuk ka Bankë Zhvillimore,
- Privatizimi po vazhdon me ritëm të paparë ndonjëherë,
- Dhjetra miliona euro kontrata publike me negocim me kompani të miqëve e dashamirëve – KORRUPCION,
- Punësime familjare e partiake pa asnjë kriter,
- Ka mungesë të materialeve dhe shërbimeve bazike nëpër institucione,
- Në arsim është humbë mbi një muaj mësim, askush ende s’ka marrë përgjegjësi,
- Shëndëtsia ka dëgradu dhe sot është në kollpas, mungesë të mjeteve të punës, mungesë të barërave, ikje masive e mjekëve dhe infermierëve,
- Asnjë investim kapital nuk ka ndodhë këto dy vjet, janë stopu edhe projektet që kanë qënë në vazhdim: rruga për Podujevë, rruga për Gjilan, rruga për Mitrovicë, rruga për Pejë, as një metër progres që dy vite,
- 80% e pozitave të larta në institucione me ushtrues dëtyre,
Derisa Qeveria i ka paguar mbi 50 milionë euro energji elektrike vetëm për janar – tetor, për katër komunat veriore, Bajram Çerkni, babai i një djali 19 vjeçar, i pagjetur që nga viti 1999, drejtori i shoqatës së personave të pagjetur, “Zëri i Prindërve'', ka deklaru se nuk ka energji elektrike në zyre. Lidhur më këtë unë ndjehem e turpruar e Qeveria…?
Ky opinion së pari është botuar në llogarinë personale të znj. Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.