Zyrtarja e AAK-së thotë se “nuk kemi arsye t’i përgjigjemi” ftesës së Abdixhikut - NACIONALE

Zyrtarja e AAK-së thotë se “nuk kemi arsye t’i përgjigjemi” ftesës së Abdixhikut

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Zyrtarja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, tha se si parti nuk kanë arsye për t’iu përgjigjur ftesës së Lumir Abdixhikut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kjo pasi Abdixhiku tha dje pas takimit me Albin Kurtin e Vetëvendosjes se do të shohë të takojë liderët e tjerë të opozitës.

“Mendoj që Kurti po i bën lojërat e para një muaji. Ku secili del me deklarata të ndryshme, e ne nuk e dimë se çka është fol brenda në takim. Kur Abdixhikut i kemi kërkuar mbështetje për Haradinajn nënshkrimet, nuk na është përgjigjur pozivite, kështu që as ne nuk kemi arsye për t’u përgjigjur,” tha ajo për RTV21.

Lajme të ngjashme