Zyrtari iranian paralajmëron se asnjë nga ambasadat e Izraelit nuk është më e sigurt
Një zyrtar i lartë iranian ka paralajmëruar se asnjë nga ambasadat e Izraelit nuk ishte më e sigurt, njoftoi agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve Tasnim.
Yahya Rahim Safavi, një këshilltar i lartë i liderit suprem të Iranit, u citua të ketë thënë se Teherani e sheh konfrontimin me Izraelin si një "të drejtë legjitime dhe ligjore".
The Guardian raprtoi se agjencia e re iraniane ISNA publikoi një grafik të dielën që tha se shfaqte nëntë lloje të ndryshme të raketave iraniane të afta të godasin Izraelin.
Kjo vjen pasi Irani u zotua për hakmarrje pasi një sulm ajror shkatërroi konsullatën iraniane në Damask, duke vrarë të paktën 11 persona javën e kaluar, duke përfshirë një komandant të lartë në forcën al-Quds të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike.
Izraeli nuk e ka konfirmuar se qëndron pas sulmit në Damask. Edhe pse udhëheqësit e saj kanë thënë në terma më të përgjithshëm se ata po operojnë kundër Iranit, i cili mbështet grupet militante Hamas në Gaza dhe Hezbollahun në Liban, që të dyja kanë qenë në luftime me Izraelin për gjashtë muajt e fundit.