Zyrtari i PSD-së publikon një video: Çka ka në të vërtetë? Ka blerje të deputetëve - NACIONALE

Zyrtari i PSD-së publikon një video: Çka ka në të vërtetë? Ka blerje të deputetëve

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Zyrtari i Partisë Socialdemokrate, Frashër Krasniqi ka pubikuar një video të titulluar “Çka ka e çka s’ka në të vërtetë”.

Ai këtu përmend disa ngjarje që ndodhën gjatë Qeverisë Kurti II.

Fillimisht, theksohet ikja e qytetarëve nga vendi dhe mungesa e materialit për pasaportave.

“Ka blerje të deputetëve.” – thuhet mes tjerash në video, ku shihet ish-deputetja e PDK-së, tani në VV, Adelina Grainca.

“Çka ka e çka s'ka, në të vërtetë 👇👇👇Ju lutem shpërndajeni sa më shumë! (U mundova me e bë video-n më shkurt, por ja që shumë gjana kanë ndodhë e shumë të tjera s'kanë ndodhë këto dy vite)” – ka shkruar Krasniqi krahas videos së publikuar.

Lajme të ngjashme