Zyrtari i AAK-së: Ata që nuk e kuptojnë paralajmërimin e Macronit kanë problem serioz në mendje
Zyrtari i lartë i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka komentuar paralajmërimin e presidentit francez Emmanuel Marcon për mundësinë e pezullimit të liberalizimit të vizave për kosovarët.
Ai ka bërë me dije se ata që nuk e kuptojnë seriozitetin e këtij paralajmërimi nuk probleme serioze.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kërcënimet e ndryshme të Kosovës ndaj këtij paralajmërimi nuk bëjnë punë.
“Ata qe nuk e kuptojne sa serioz mund te jete paralajmerimi i presidentit Makcron per rrezikun e rishikimit te vizave, nese tregohemi te papergjegjshem ne zbatimin e obligimeve qe kemi marre, e kane nje problem serioz ne mendjen e tyre! Kercenimet nuk bejne pune, vec mund te kene efekt te kundert!”, ka shkruar Nitaj.