Zyrtari amerikan i përgjigjet Dodikut: Republika Serbe s’ka të drejtë të ndahet, pikë
Jim O’brien, zëvendësndihmës sekretar i ShBA-së, i ka reaguar Milorad Dodikut, kryetarit të Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, i cili herë pas herë përmend idenë e ndarjes së këtij entiteti nga shteti.
Në reagimin e tij, O’brien shkroi se në Dejton, vendi ku u arrit marrëveshja për përfundimin e luftës në Bosnjë, të gjithë e kanë kuptuar se Republika Serbe nuk kishte të drejtë të ndarjes.
In Dayton, we discussed, and everyone there understood, that there was no right of secession. Full stop. The US will act if anyone tries to change this basic element of Dayton. https://t.co/xI18Qc1AoN
— Assistant Secretary Jim O'Brien (@StateEUR) December 28, 2023
Ai e ka shpërndarë edhe reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Sarajevë, ku theksohet se Kushtetuta e Bosnjës nuk i jep të drejtë ndonjë entiteti për t’u ndarë nga shteti federal.