Zyrtarët komunal: Qenve endacakë të Prishtinës do t’u vendosen çipa - NACIONALE

Zyrtarët komunal: Qenve endacakë të Prishtinës do t’u vendosen çipa

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Qenëve endacak në komunën e Prishtinës, shumë shpejtë do t’u vendosen çipa. Kështu po deklaron Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu. Ai ka thënë se kanë nënshkruar katër kontratat për trajtimin e qenve endacak.

Për Ekonomia Online ai tha se për trajtimin e qenve endacakë do të vihet në funksion edhe strehimorja regjionale e cila do të jetë gati vitin tjetër.

“Sa i përket qenve endacakë kemi nënshkruar katër kontrata. Kemi 4 lloje për trajtimin e qenve endacak. Dy të tjera janë në vlerësim dhe i fundit ka të bëjë me blerjen e çipave. Qenve të kryeqytetit do t’i vendoset çipi me qëllim me pa që janë qen të kryeqytetit sepse me apo pa qëllim qentë po vinë nga komuna tjera”.

“Tani edhe me iniciativë të kryetarit menduam të reagojmë me katër operatorë. Si master-plan për trajtimin e qenve endacakë është edhe strehimorja në Prishtinë që mendohet të bëhet pastaj strehimorja regjionale e cila do të bëhet vitin tjetër”, tha Musli

Lajme të ngjashme