Zyrtarët amerikanë e shihnin vdekjen e Sinwarit si mundësi për t’i dhënë fund luftës - NACIONALE

Zyrtarët amerikanë e shihnin vdekjen e Sinwarit si mundësi për t’i dhënë fund luftës

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zyrtarët amerikanë nuk folën, pasi ushtria izraelite tha se ishte duke e hetuar mundësinë që kreu i Hamasit, Yahya Sinwar, të jetë vrarë gjatë një sulmi në Gaza.

Nëse konfirmohet vdekja e tij, rezultatet për administratën e presidentit Joe Biden të ShBA-së do të ishin shumë të rëndësishme. Vdekja e mundshme e tij, ndoshta më shumë se asgjë tjetër, ishte ngjarja që shumë zyrtarë amerikanë e kishin përmendur si ndryshuesja më e madhe e lojës në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, që është duke vazhduar për më shumë se një vit, raporton televizioni CNN.

Kur marrëveshja për armëpushim dhe lirim të pengjeve ka ngecur me muaj, zyrtarë të lartë të administratës amerikane e kishin varur shpresën te mundësia që kreu i Hamasit një ditë mund të eliminohet dhe se kjo ngjarje do të mund të hapte dyer që nuk do të hapeshin ndryshe.

Thënë më ndryshe, zyrtarët amerikanë e kanë parë eliminimin e Sinwarit si kusht që i nevojitet më së shumti Izraelit për të qenë në gjendje që të deklarojë se e ka përfunduar punën me luftën në Gaza.

Lajme të ngjashme