Zyra e presidentes Osmani shpenzoi 86 mijë euro për gjashtë muaj
Zyra e Presidentes ka publikuar shpenzimet për periudhën janar-qershor 2022, ku bëhet e ditur se janë shpenzuar 86 mijë euro nga buxheti i Kosovës.
Presidentja, Vjosa Osmani së bashku me kabinetin e saj që përbëhet nga 19 persona, kanë shpenzuar 75 mijë euro.
Nga të dhënat që ka publikuar Zyra e Presidentes, del që 48 mijë e 968 euro janë shpenzuar vetëm për bileta të udhëtimeve jashtë vendit.
Ndërsa për akomodim gjatë udhëtimeve jashtë vendit, Osmani dhe stafi i saj kanë shpenzuar 12 mijë euro.
Për dreka e darka zyrtare janë shpenzuar 3 mjë e 455 euro.
Ndërkaq, administrata, ish-presidentët dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete, kanë shpenzuar afro 11 mijë euro.
