Zyra e BE-së në Kosovë: Anëtarët e KPM-së duhet të jenë të lirë të ushtrojnë detyrat e tyre
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë përsëriti përkushtimin për të mbështetur pavarësinë e peizazhit mediatik të Kosovës. BE ka theksuar nevojën e ruajtjes së autonomisë së Komisionit të Pavarur për Media (KPM) në Kosovë.
Gjatë një takimi me Kryesuesin e Komisionit të Pavarur për Media, diskutimet u zhvilluan rreth mbrojtjes së pavarësisë së KPM-së nga çdo formë e ndërhyrjes politike.
BE theksoi domosdoshmërinë e eliminimit të çdo përpjekjeje për ndërhyrje të motivuar politikisht, duke siguruar që anëtarët e KPM-së të mund të përmbushin përgjegjësitë e tyre lirisht dhe pa ndikim të panevojshëm.
In a meeting w/ the Independent Media Commission Chair, the Head of EUSR's Rule of Law & Legal Section stressed that IMC's independence shall be respected at all times&every politically motivated interference shall be eliminated.IMC members shall be free to exercise their duties. pic.twitter.com/Ww2DkH1NUp
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) February 22, 2024