Zyba me konspiracion: Prokuroria Speciale është arma e vetme e mbetur e opozitës në betejën për VV-në nën 50 për qind
Salih Zyba, deputet i VV-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar Prokurorinë Speciale.
Ai ka bërë një ndërlidhje në mes opozitës dhe Prokurorisë Speciale.
Zyba ka pretenduar se “arma e vetme e opozitës në betejën e saj për VV-nën në 50 për qind” është Prokuroria Speciale.
“Përsërisim: Arma e vetme që opozitës i ka mbetur në betejën e saj për VV-në nën 50% është Prokuroria Speciale. Ndërkaq, mundësia e vetme e Prokurorisë Speciale në luftën e saj për amnistimin e vetës është po ashtu VV nën 50%.
Opozita dhe Prokuroria Speciale janë përbashkuar me një qëllim. Por, as nuk e frikësojnë VV-në e as nuk e ndalin popullin” – ka shkruar Zyba.
Sjellim ndër mend që përveç Zybës, Prokurorinë Speciale e kanë kritikuar dje e sot edhe dy deputetë të tjera të VV-së, Armend Muja dhe Arbër Rexhaj.