Zv.komandanti i Zjarrfikësve: Në IML është djegur zyra e drejtorit dhe disa dokumente - NACIONALE

Zv.komandanti i Zjarrfikësve: Në IML është djegur zyra e drejtorit dhe disa dokumente

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zjarri në objektin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë tashmë është lokalizuar, ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Abdusamed Shkodra.

Para mediave nga vendi i ngjarjet, Shkodra ka thënë se rasti është lajmëruar rreth orës 08:00.

Sipas Shkodrës, zyra që ka pësuar djegie është ajo e drejtorit, e madje, janë djegur edhe disa dokumente zyrtare.

“Disa dokumente zyrtare, zyra e drejtorit është djeg.” – ka thënë ai.

Ndërkohë, policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me zjarrin që ka kapluar Institutin e Mjekësisë Ligjore. Në një përgjigje për Nacionale, Policia theksuar se raportohet që nuk ka të lënduar nga ky zjarr.

“Sot rreth orës 08:00, është raportuar se në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë , dy zyra janë përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.” – deklaroi Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për Rajonin e Prishtinës.

Lajme të ngjashme