Zv.komandanti i KFOR-it vizitë në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës
Zëvendëskomandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneral brigade Federico Bernacca, e ka vizituar sot Aeroportin Ushtarak të Sllatinës.
Sipas njoftimit të KFOR-it, ky aeroport shërben si Port Ajror i Debarkimit të KFOR-it.
“Në emër të KFOR-it, falënderoj mbrojtësit tanë në Aeroportin Ushtarak të Sllatinës, për profesionalizmin, përkushtimin dhe shërbimin e paçmuar, të cilat janë çelësi i suksesit të misionit tonë”, tha zëvendëskomandanti i KFOR-it.
KFOR-i thotë se “vizita e gjeneral Bernacca përfshinte një përshkrim të detajuar të infrastrukturës së sigurisë së aeroportit, një vlerësim të procedurave operacionale, një vlerësim të përmirësimeve të fundit të bëra në protokollet e sigurisë dhe diskutime me personelin kryesor përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të masave të mbrojtjes së forcave”.