Zv/ambasadori gjerman me komandantin e FSK-së për të folur për procesin e transformimit në ushtri - NACIONALE

Zv/ambasadori gjerman me komandantin e FSK-së për të folur për procesin e transformimit në ushtri

8 muaj më parë

nga NACIONALE

Zëvendësambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, është takuar me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, me të cilin ka diskutuar procesin e transformimit dhe të ardhmen e FSK-së.

Gjatë takimit, komandanti Jashari ka shprehur mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë në zhvillimin e FSK-së.

Nga ana e tij, Böttcher ka rikonfirmuar përkrahjen gjermane për Kosovën, duke theksuar se Berlini do të vazhdojë të qëndrojë pranë institucioneve të saj të sigurisë.

“Gjermania është e përkushtuar që Kosovën dhe institucionet e saj të sigurisë t’i shohë si pjesë të një arkitekture të përbashkët dhe të integruar evropiane të sigurisë”, ka thënë ai.

Böttcher ka vlerësuar gjithashtu bashkëpunimin “të fortë dhe konstruktiv” ndërmjet Gjermanisë dhe FSK-së.

Lajme të ngjashme