Zulfaj i shkon pas qëndrimit të Kurtit: Letra e Bërnabiqit duhet të tërhiqet - NACIONALE

Zulfaj i shkon pas qëndrimit të Kurtit: Letra e Bërnabiqit duhet të tërhiqet

1 vit më parë

nga NACIONALE

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka folur në lidhje me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një deklarim për RTV 21, Zulfaj ka vlerësuar se Marrëveshja e Ohrit duhet të zbatohet plotësisht.

Tutje, Zulfaj ka theksuar edhe një herë kërkesën tashmë zyrtare të Qeverisë së Kosovës, e përsëritur edhe nga Kurti disa herë, se Serbia duhet të tërheq letrën e dërguar nga Ana Bërnabiq, ish-kryeministre e Serbisë, në adresë të Brukselit, ku theksonte se marrëveshja nuk është e obligueshme.

“Marrëveshjen që e kemi arritur vitin e kaluar, qëndrimi i Republikës së Kosovës është qe ajo duhet të ketë zbatim të plotë dhe se në këtë drejtim së pari duhet të kemi një plan të sekuencimit për të cilin po punon zëvendëskryeministri Bislimi. Ne kemi thënë që letra të cilën e ka deponuar ish-kryeministrja e Serbisë në dhjetorin e vitit të kaluar ajo duhet të tërhiqet sepse aty shprehet që për Serbinë marrëveshja nuk është e pranueshme tërësisht dhe as ligjërisht e obligueshme, pra përderisa ata kanë dal nga marrëveshja duhet që të kthehet besimi në marrëveshje dhe pastaj zbatimi i plotë i saj. Nuk mund të ketë zbatim të pjesshëm, por zbatim të plotë” – ka thënë Zulfaj.

Lajme të ngjashme