Zulfaj i Kurtit me mungesë elementare të njohurive rreth strukturave paralele, i reagon Stanos - NACIONALE

Zulfaj i Kurtit me mungesë elementare të njohurive rreth strukturave paralele, i reagon Stanos

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Jeton Zulfaj – dikur këshilltar tonik i Fatmir Limajt, tash i zbehtë i Albin Kurtit – ka shpërfaqur mungesë të thellë të njohurive sa i përket disa institucioneve që administrohen nga Serbia e që janë mbyllur nga Kosova, duke i reaguar zëdhënësit të Bashkimit Evropian, Peter Stano, i cili shkroi se “statusi” i tyre duhet të zgjidhet me Asociacionin e Komunave të banuara me shumicë sedbe. Zulfaj i drejohet zëdhënësit në emër si “Peter” duke i thënë se “mos t’i ngatërrojmë periudat kur jetojmë”.

Institucionet e drejtua nga Serbia kanë ecur me ushtrinë serbe në 1999, pasi kryen spastrim etnik dhe gjenocid, qindra masakra dhe vrasjen e qindra civilëve, përfshirë 1 mijë e 133 fëmijë”, ka shkruar Zulfaj.

Megjithatë, kjo, në gjuhë teknike do të ishte një “hamartia” (huqje) e llojit të vet; duke qenë se disa prej institucioneve serbe kishin mbetur në Kosovë, dhe shuarja e tyre ishte paraparë qysh në vitin 2005 kur Kai Eide, ish-Përfaqësues Special për Kosovën kishte hartuar një raport saktësisht për shuarjen e këtyre institucioneve – e që paramendohej saktësisht përmes një “Asociacioni” komunash. Këtë Eide na e kishte pohuar edhe vetë neve në një intervistë vitin e kaluar.

“Qëllimi (i Asociacioni) ishte që ta zgjdhnim punën e institucioneve paralele. Nuk mund të lejonim më që të kishte institucione paralele që ishin nën kontroll të Beogradit”, na pati thënë Kai Eide

Listen to ""Serbia ta njohë Kosovën, pikë - Asociacioni është paramenduar veç për shuarjen e paralelizmave": Kai Eide pas 18 vitesh shpjegon Raportin e" on Spreaker.

Lajme të ngjashme